• Vlore, ofroj vend pune Agjent Shitjesh Stomatologji

Medik Line Stewart Sh.p.k eshte kompani tregtare qe operon ne fushen e stomatologjise prej 1994. Zyrat tona jane te vendosura ne Tirane dhe operojme ne te gjithe Shqiperine dhe ne Kosove. Filozofia jone e punes eshte paisja e mjekeve Shqiptare me njohurite shkencore dhe produktet me cilesore per permiresimin e kujdesit stomatologjik ne Shqiperi.
Po kerkojme per nje agjent shitjesh me orar te plote per territorin e Fier/Vlore/Rrethet e Jugut
Agjenti duhet te prezantohet dhe te di te formoje marredhenie te mira profesionale me klientet.
Ky pozicion pune kerkon shume njohuri teknike, pra mbi te gjitha kandidati duhet te kete deshiren te mesoje mbi fushen e stomatologjise. Duhet te ndjeke rregullisht trajnimet qe organizohen prane zyrave tona ne Tirane.

Kualifikimet:
Eksperienca e punes:

  • Eksperienca te meparshme ne shitje eshte plus
Edukimi:

  • Mundesisht te kete perfunduar studimet bachelor/master ne fushat Kimi, Kimi industriale, Biologji, ose Bioteknologji.

  • Te kete njohuri shume te mira te gjuhes Angleze dhe Italjane, si dhe te dije te kerkoj ne internet
    Aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office

  • Te kete patente per makine

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre së bashku me letrën e motivimit në adresën e e-mailit s.shabanaj@mediklineshpk.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin
 


Apply
Back
Top