• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Zhvillimit të Sistemeve

Qëllimi i punës:

Zhvillon dhe implementon aplikacionet software, ndërfaqet e sistemeve dhe shërbimeve të tjera që përmirësojne produktivitetin dhe efikasitetin e biznesit. Përkthen kërkesat e biznesit në specifikime teknike dhe aplikon ndryshimet në platformat ekzistuese duke punuar individualisht ose si pjesë e një ekipi. Identifikon dhe riparon gabimet e sistemeve duke siguruar aplikacione pa probleme dhe me performancë optimale.

Përgjegjësitë Kryesore:

  1. Projekton bazat e të dhënave, aplikacionet software dhe ndërfaqet midis sistemeve duke përdorur gjuhë të ndryshme programimi dhe mjete të zhvillimit të platformave;
  2. Përkthen kërkesat e biznesit në kod programesh të shfrytëzueshme duke analizuar nevojat e klientëve dhe ndërthurjen e proçeseve për të dizenjuar sisteme informacioni që përmbushin kërkesat;
  3. Analizon, përcakton dhe përgatit specifikimet teknike dhe kërkesat e aplikacioneve software ndaj të dhënave, hapave të punës, proçeseve logjike, ndërfaqeve dhe rezultateve;
  4. Ndërton aplikacione software dhe baza të ndryshme të dhënash, procese të reja pune;
  5. Teston aplikacionet software, siguron që kodi i shkruar është i saktë, përdor shembuj të dhënash për të kontrolluar informacionin e gjeneruar nga programi;
  6. Dorëzon paketën e plotë të zhvillimeve duke përfshirë dokumentacionin përkatës si dhe manualet e instalimit dhe konfigurimit;
  7. Ndërton dhe përditëson raporte të ndryshme sipas nevojave të biznesit dhe skemës së dakorduar të raportimit duke siguruar saktësinë dhe cilësinë e të dhënave;
  8. Merr pjese aktivisht në projekte që përfshijnë sistemet e informacionit, drejton zhvillimet teknike duke siguruar përputhjen me kërkesat dhe specifikimet teknike, analizon problemet teknike;
  9. Këshillon mbi praktikat më të mira teknike dhe masat standarde të sigurisë që duhet të zbatohen në zhvillimet e reja apo ndryshimet e kërkuara në sistemet ekzistuese;
  10. Ofron asistencën teknike në lidhje me proçeset e punës në sisteme, ndërfaqet, dështimet e detyrave automatike, mesazhet e gabimeve, problemet e regjistrimit të të dhënave, rregullat e vlefshmërisë apo prodhimin e raporteve;
  11. Azhornohet me standardet më të fundit të teknologjisë për të rekomanduar investime të mëtejshme afatgjata, konsultohet me rubrika teknike periodike për të mësuar mënyra të reja të ndërtimit të programeve si dhe për të ruajtur aftësitë e njohuritë ekzistuese.

Kërkesat për pozicionin:

  1. Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme;
  2. Eksperiencë pune minimumi 1 vit në zhvillimin e programeve dhe aplikacioneve web;
  3. Njohuri shumë të mira në:
- sistemet e operimit Windows, Linux, Android;
- bazat e të dhënave relacionale SQL Server, Oracle, MySQL, PostgreSQL dhe jBase;
- teknikat e grumbullimit, përpunimit, ekstraktimit dhe raportimit të informacionit (DWH, ETL, SSIS, SSRS, Crystal Reports);
- gjuhët e programimit Java, .NET, PHP (HTML/XML), jQL; shërbimet IIS, Apache, Jetty dhe FTP.

  1. Aftësi shumë të mira komunikimi verbal – komunikim që demonstron frymën e grupit;
  2. Aftësi shumë të mira në menaxhim projektesh.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në: https://noafin.al/jobs.

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe nje letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 04 Prill 2019.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një testim me shkrim.
 
Back
Top