• Vlore, ofroj vend pune part time Financier/e

Me Komunitetin për Ndryshim (Vlorë) ka hapur pozicionin
për një Financier/e Part-Time.

Përshkrimi i Pozicionit të Punës:
Financieri/ja do të jetë përgjegjës/e për kryerjen e transaksioneve dhe regjistrimeve financiare të projekteve
të ndryshme të organizatës, në përputhje me legjislacionin në fuqi, rregullat e prokurimit dhe rregulloret përkatëse
të donatorëve, kodit të punës, dhe kërkesave të auditit.
Financieri/ja do te jetë përgjegjës/e për përgatitjen e raporteve financiare, të transaksioneve dhe raportimin e tyre.
Gjithashtu per Përgatitjen e Bilancit të vitit Fiskal.
Detyra të tjera mund t’i shtohen gjatë punës sipas kërkesave financiare të projekteve.

Kualifikimet e kërkuara:

• Te këtë mbaruar bachelor në degën Financë, Kontabilitet/Manaxhim Biznesi.
• Diploma e Masterit ne Finance apo Kontabilitet eshte e preferueshme.
• Të ketë eksperiencë pune në menaxhimin financiar të projekteve,Organizate jofitimprurese dhe/ose sektorit privat
• Financieri/ja kërkohet të këtë njohje të mirë të legjislacionit dhe rregulloreve përkatëse të veprimtarisë ekonomike të organizatave jofitimprurëse si dhe të subjekteve fitimprurëse.
• Minimumi i Eksperiences se Kerkuar eshte 2 vjecare.
• Të ketë njohuri të gjuhës angleze
• Të jetë i/e motivuar dhe fleksibël me ngarkesën e punës.
• Të jetë sistematik, i programuar dhe bashkëpunues.
• E preferueshme të ketë njohuri e të punojë me programin Financa 5, Microsoft Office (Word,Exel,outlook, powerpoint)
• Pozicioni i punës kërkon një angazhim me kohë të pjesshme (Part –Time)

Aplikantet jane te lutur te dergojne ne adresen e meposhteme me e-mail ose poste dokumentat:

• CV
• Letër motivimi
• Diplomë e Shkollës së Lartë
• Listë notash


E-mail: info@mkpn.org
Adresa: Lgj: Pavarësia, Rr David Selenica pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve Vlorë

Afati i dorëzimit te dokumentave është data 28 Mars 2019

 


Apply
Back
Top