• Tirane, ofroj vend pune Auditor i Brendshëm, Departamenti i Auditit të Brendshëm

Qëllimi i punës:
Auditori i Brendshëm siguron përfundimin me sukses të angazhimeve të caktuara të auditit, duke përfshirë planifikimin paraprak dhe aktivitetet e mbylljes. Organizon dhe planifikon aktivitetet e përditshme të auditorëve të tjerë të brendshëm të përfshirë në projekte auditi. Aplikon konceptet e riskut dhe të kontrollit të skenarëve të hasura dhe identifikon çdo çështje të mundshme.

Përgjegjësitë Kryesore

  1. Kryen kontrolle profesionale të cilat përfshijnë kryerjen e projekteve të auditit për: vlerësimet, operacionale, financiare dhe të përputhshmërisë; siguron konsulencë për manaxhimin dhe stafin;
  2. Mirëmban të gjitha standardet etike organizative dhe profesionale dhe plotëson të gjithë punën e auditorit të brendshëm në përputhje me Standardet e IIA për Praktikat Profesionale të Kontrollit të Brendshëm (Stadardet). Punon nën mbikëqyrje të kufizuar me tolerancë të moderuar për nismat dhe gjykimet e pavarura;
  3. Ndihmon në identifikimin dhe vlerësimin e fushave të risqeve të kompanisë dhe siguron informacion për të zhvilluar planin vjetor të kontrollit të brendshëm;
  4. Plotëson procedurat e auditit, duke përfshirë identifikimin dhe përcaktimin e çështjeve, zhvillimin e kritereve, rishikimin dhe analizimin e evidencave, dhe dokumentimin e proceseve të klientëve dhe procedurave;
  5. Kryen intervista, rishikon dokumente, zhvillon dhe administron pyetësorët, përgatit memo përmbledhëse dhe përgatit letrat e punës.;
  6. Identifikon, zhvillon dhe dokumenton çështjet e auditit dhe rekomandimet për përmirësim, duke përdorur gjykim të pavarur në lidhje me departamentet / proceset e audituara;
  7. Zhvillon dhe mirëmban marrëdhënie produktive në grup dhe me stafin nëpërmjet kontakteve individuale dhe takimeve në grup.

Kërkesat për pozicionin:

  1. Diplomë universitare e preferueshme në Audit, Kontabilitet ose në fusha të tjera të ngjashme;
  2. Eksperiencë pune e preferueshme 2 vjet në auditin e brendshëm, auditin e jashtëm, kontabilitet, operacione;
  3. Njohuri shumë të mira të rregulloreve ose ligjeve të Bankës së Shqipërisë përsa i përket subjekteve financiare, jo banka;
  4. Njohuri shumë të mira të Standarteve të Kontrollit të Brendshëm.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në: https://noafin.al/jobs.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe nje letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 29 Mars 2019.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një testim me shkrim.
 
Back
Top