• Tiranë, ofroj vend pune Specialist IT për Suportin e Biznesit L2

Mundësi e re punësimi për të interesuarit!
“Digicom” Sh.P.K, është krijuar në vitin 2014 dhe ka për objekt ofrimin e shërbimit të telekomunikacionit me anë të teknologjinё së rrjetit me fibër optike dhe IP. Ofron në fushën e komunikimeve elektronike shërbime për trasmetime të dhënash/internet, shërbime për telefoni publike të qëndrueshme (telefoni fikse), shërbime të trasmetimit të të dhënave, shërbime të linjave me qera, shërbime telefonie me kartë të parapaguar, shërbime Voip dhe shërbime të trasmetimit të të dhënave (data), IP TV.
Në kuadër të investimeve të vazhdueshme dhe zgjerimit të rrjetit, për një periudhë të shkurtër, Shoqëria Digicom ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e shërbimit duke fituar në këtë mënyrë edhe besueshmërinë e klientëve të saj.
Bazuar në kontekstin e zgjerimit dhe rritjes së Shoqërisë, kërkot staf për t’u bërë pjesë e e këtij ekipi.
Dhe pikërisht nëse je dinamik(e), i/e përkushtuar ndaj rezultateve dhe dëshiron të bëhesh pjesë e departamentit të Teknikës, të ftojmë të aplikosh për pozicionin e mëposhtëm.

Titulli i pozicionit: Specialist IT për Suportin e Biznesit L2
Linja raportimit: Ky pozicion relaton direkt tek supervizori i suportit


Detyrat dhe përgjegjësitë

  1. Konfiguron dhe mirëmban paisjet që i dërgohen klientin për shërbimet e ofruara nga Digicom.
  2. Instalon, konfiguron dhe mirëmban sistemet operuese windows, linux dhe aplikacione të ndryshme.
  3. Kryen troubleshoot për HW dhe SW të pc të klientëve.
  4. Monitoron sistemet e monitorimit dhe në varësi të problemeve të ndryshme raporton në grup.
  5. Plotëson të dhënat në CRM për klientët biznes.
  6. Dokumenton skemën e rrjetit për klientët biznes.
  7. Hap, mbyll dhe modifikon llogaritë e klientëve në sistemin e billingut.
  8. Dëgjon me vëmendje shqetësimet e klientëve dhe propozon zgjidhje që plotesojnë nevojat e tyre.
  9. Ndjek procedurat e punës për sigurimin e mbarëvajtjes dhe cilësisë së shërbimeve që ofron Digicom.
  10. Merr pjesë në projektet që kanë të bëjnë me shërbimet e ndryshme të kompanisë.
  11. Konfiguron rrjetin e brendshëm të klientëve biznes.
  12. Suporton onsite klientët në rast se problematika nuk zgjidhet nëpërmjet telefonit ose me ndërhyrje remote.
  13. Në raste të caktuara ndihmon specialistët e suportit rezidencial onsite tek klientët.

Kërkesa për kandidatët


  1. Kandidati duhet të ketë mbaruar arsimin e lartë (të preferueshme janë dega e elektronikës, informatikës ose duhet të ketë eksperiencë të dallueshme).
  2. Të ketë të paktën tre vjet experiencë në fushën IT për sistemet e operimit dhe network.
  3. Eksperiencë shumë të mirë në rrjetet dhe protokollet e rrjetit, në konfigurimin dhe gjetjen e problemeve të lidhura me konfigurimet e rrjetave, routimet, loop-et, humbjet e paketave, load balancing, vpn etj.
  4. Eksperiencë në përdorimin e mjeteve të gjetjes së problemeve si telnet, ping, traceroute, ftp, tcpdump, nslookup, etj.
  5. Të dijë të konfigurojë shumë mirë pasjisjet mikrotik RB952, RB2011, Tplink, Ubiquiti etje.
  6. Të dijë të konfigurojë switch të menaxhueshëm.
  7. Të ketë njohuri për IPTV.
  8. Të ketë njohuri dhe të ketë punuar më parë me teknologjitë EPON/GPON, media converter dhe SFP.
  9. Preferohen kandidatë me eksperiencë në sistemet operuese Linux (Debian, Centos, etj), dhe njohuri në sistemet VOIP (bazuar në Asterisk: Vicidial, A2billing, Kannel, etj).
  10. Kandidati do të ketë njohuri dhe të ketë punuar me Radius dhe NetNumen.
  11. Kandidati duhet të njohë gjuhën angleze të shkruar, lexuar dhe folur.
  12. Kandidati duhet të njohë programet e dokumentimit si Visio, paketën Office. Ai duhet të dijë të dokumentojë si duhet sistemet, konfigurimet, procedurat bazë, etj.
  13. Leje drejtimi të automjetit.

Kualifikime:
•Certifikatë CCNA dhe MTS CAN përbën avantazh;
•Eksperiencë në ISP përbën avantazh;
•Certifikata të sistemeve operative – e preferueshme;
Të gjithë të interesuarit jane të lutur të nisin CV-në në adresën e emailit; hr@digicom.al duke specifikuar dhe pozicionin për të cilin aplikojne.

Ju faleminderit!
 


Apply
Back
Top