• Tirane, ofroj vend pune Graphic Designer

Pozicion Vakant: GRAPHIC DESINGER (F/M)

WELL Sh.p.k.,
me Zyra Qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, KM 12, është duke kërkuar për Graphic Designer i cili do të marrë pjesë në fushatat reklamuese të kompanisë sonë.
Përgjegjësitë kryesore përfshijnë kryerjen e hulumtimit të tregut, prodhimin e materialeve promovuese dhe analizimin e të dhënave të shitjeve.Kandidati ynë ideal duhet të jetë në gjendje të interpretojë sjelljet e klientëve dhe të sugjerojë mënyra kreative për të rritur ndërgjegjësimin e markës.
Nëse keni aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pasion për strategjitë e reklamave, atëherë ju jeni personi për të cilin ne po kërkojmë :)



Detyra dhe Përgjegjësi·

  • Zbaton fushatat e marketingut dhe reklamave;
  • Përgatit strategji, plane dhe objektivave të marketingut dhe reklamimit;
  • Planifikon dhe organizon fushata promovuese;
  • Planifikon takime marketingu, plotëson dhe koordinon kërkesat; krijimin e kontakteve; zhvillimin e orareve dhe detyrave si dhe koordinon listat e postimeve;
  • Studion tregjet e produkteve duke zhvilluar dhe zbatuar fushata të ndryshme marketingu dhe reklamimi;
  • Qëndron i informuar në zhvillimin e tregut dhe identifikimin e iniciativave të reja.
  • Monitoron prezencën e produkteve dhe siguron mbështetjen e tyre në marketing;
  • Menaxhon dhe promovon zhvillimin e produkteve të reja në bashkëpunim me departamentet e tjera të kompanisë;
Aftësitë:



  • Të jetë krijues duke ofruar ide inovatore për produktet e kompanisë;
  • Të krijojë marrëdhënie të mira me klientët dhe kolegët duke mbajtur qëndrim pozitiv;
  • I gatshëm për përvoja dhe përgjegjësi të reja;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup
  • Të jetë i gatshëm për eksperienca dhe përgjegjësi të reja.
  • Të zotërojë aftësi të mira teknike dhe profesionale.

Kualifikimet / Kërkesat



  1. Diplomë Universitare në Biznes, Ekonomik, Marketing, Financë, Pikturë;
  2. Studimet pasuniversitare në fushën e marketingut përbëjnë avantazh;
  3. Eksperiencë e mëparshme pune në këtë profil jo më pak se 2 vjet;
  4. Njohuri shumë të mira të programeve të design si Adobe Photoshop, CorelDRAW, Adobe Illustrator, analytics web dhe Google Adwords, etj.
  5. Njohuri të mira në fushat design, fotografi, marketing;
  6. Njohuri të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office, në veçanti Word, Excel, Access dhe databaza të tjera;
  7. Njohuri të mira të gjuhës angleze, përben avantazh njohja e gjuhëve të tjera;
  8. Njohje e mirë e mjeteve të marketingut tradicional dhe dixhital;
  9. Aftësi të shkëlqyera të komunikimi dhe prezantimi në Marketing ose fusha të ngjashme;
  10. Leje drejtimi kategoria B;

Aplikimet mbyllen më 31 Mars 2019



Luten të gjithë të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV-në në adresën e Email: well.rekrutime@alkosgroup.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top