• Durres, ofroj vend pune Menaxher/e Dyqani

Pozicion Vakant: MANAXHERE DYQANI
WELL Sh.p.k., me Zyra Qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12, kërkon të rekrutojë për qytetin e Durrësit punonjës të kualifikuar në pozicionin:
MANAXHER DYQANI (F/M)

Përshkrimi
Menaxheri i dyqanit është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit dhe mbarevajtjen e tij në përputhje me standartet e vendosura nga kompania dhe punëdhënësi.

DETYRA DHE PËRGJEGJËSI:

  1. Menaxhon dhe motivon stafin e dyqanit që të rrisë shitjet ditore dhe të maksimizojë efikasitetin në punë;
  2. Sigurohet që të gjitha operacionet në dyqan të kryhen në përputhje me politikat e vendosura nga kompania;
  3. Menaxhon dhe kontrollon nivelin e stokut (shërbimet që nuk shiten, nëpërmjet riorganizimit të çmimeve të koleksioneve) sipas buxhetit dhe merr vendime kyçe për kontrollin e stokut, si edhe mban të gjithë dokumentacionin përkatës të nivelit të tij;
  4. Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
  5. Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit të punës dhe të disiplinës në punë nga stafi dhe i propozon eprorit, kur është e nevojshme, masa disiplinore të argumentuara në lidhje me problemet e konstatuara;
  6. Mban përgjegjësi për inventarin;
  7. Propozon ide të reja për të rritur prezencën dhe shtrirjen në treg;


AFTËSI:


  1. Diplomë Universitare në Biznes, Ekonomik, Marketing, Financë;
  2. Aftësi analitike si në kërkim tregu, parashikim dhe menaxhim të zinxhirit të furnizimit;
  3. Aftësi shumë të mira njohëse të gjuhës Angleze, në komunikim verbal dhe të shkruar;
  4. Aftësi përdoruese të nivelit të avancuar të paketës MS Office.
  5. Të zotërojë programin Financa 5
  6. Aftësi shumë të mira udhëheqëse, organizative dhe menaxheriale; ndërveprimi në biznes dhe shitje;
  7. Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese (aftësi të shkëlqyera në komunikimin verbal, të shkruar si edhe përmes telefonit);
  8. Të ketë eksperiencë në menaxhim dyqanesh apo fushave të ngjashme në marketing;
  9. Të zotërojë patentë të klasit B


Ne ofrojmë


  • Pagë motivuese dhe konkuruese në treg
  • Shpërblim mbi bazën e performancës në shitje
  • Atmosferë miqësore dhe dinamike

Aplikimet mbyllen më 31 MARS 2019

Luten të gjithë të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV-në në adresën e Email: well.rekrutime@alkosgroup.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.
*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top