• Shqiperi, ofroj vend pune Financier/e

Kompania Eno-TD, një kompani që operon në Shqipëri në industrinë e gomave dhe të makinave prej vitit 1999 kërkon individë të kualifikuar në Departamentin e Financës në pozicionin Financier/e

Përshkrim i Përgjithshëm:


Financierja do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet e faturimit, regjistrimit, kontabilizimit në funksion të shërbimeve dhe produkteve të ofruara nga kompania.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:





  • Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit mbështetës për shitjet dhe blerjet përfshirë këtu informacionin e brendshëm dhe nga të tretët.
  • Realizon përgatitjen e saktë të të gjitha faturave të shitjeve të produkteve ose shërbimeve.
  • Garanton regjistrimin e të gjithë informacionit të nevojshëm, sipas formateve të kërkuara nga kompania dhe legjislacionit në fuqi.
  • Realizon kontabilizimin korrekt dhe në kohë të të gjitha kontratave dhe faturave përkatëse në programet e caktuara financiare.
  • Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët dhe me të tretë për të bërë të mundur rakordimin midis palëve.
  • Duhet të jetë e gatshme të plotësojë dhe kërkesa të tjera të financës të kërkuara nga eprorët.


Kriteret e Kërkuara:





  • Të ketë Diplomë Universitare në Shkencat Ekonomike; preferohet ne Financë-Kontabilitet.
  • Të ketë 3 vjet eksperiencë pune si Financiere.
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike dhe në përdorimin e programeve financiare Alpha dhe Financa 5.
  • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
  • Të njohë mire gjuhën anglisht.
  • Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti, konfidencialiteti dhe korrektësia.


Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre deri me datë 11/04/2019 ne adresen marketing@eno-td.com
Ju vëmë në dijeni se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top