• Tirane, ofroj vend pune Arkitekte

“Tirana Ring Center” është Qendra më e re Polifunksionale në Tiranë, me siperfaqe totale ndërtimi prej 55.000 m2, më e madhe brenda qytetit, me një shumëllojshmeri shërbimesh duke përfshire një Qendër Tregëtare me më shumë se 70 Marka Ndërkombëtare, Hipermarket, Restorant , Spa, Fitness, ambjente argëtimi për fëmijë, Pistë Patinazhi, Kinema 5D dhe 7D, Zyra bashkëkohore dhe Apartamente të ndërtuara sipas Standarteve Europiane duke përdorur tekonologji Inovative.

Tirana Ring Center kerkon te punesoje "Arkitekte"

Detyrat dhe pergjegjesite:

Projekton, planifikon dhe mbikqyr zbatimin e ndertimit.
Bashkepunon me stafin e inxhinierëve, planifikuesit urbane, kontraktorët, dhe arkitektë te tjere.
Krijon skica paraprake, duke përdorur software te pershtatshme projektimi (CADD), te cilat sugjerojnë formën dhe pamjen e përgjithshme të ndërtesës, mënyren e ndërtimit, ku ajo do të vendoset dhe si do të duket në brendësi.
Arkitekti mund të duhet të rishikojë planet për tju pershtatur kerkesave te klientit.
Pergatit plane më të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të ndërtohet struktura, duke perfshire informacione teknike, ose specifikime, të materialeve të përdorura dhe metodat e instalimit.
Mbikëqyr dhe rishikon punën e projektuesve arkitektonike dhe mekanike dhe personelit të tjere të përfshire në projekt.
Kryen ndryshimet e nevojshme në të gjithë procesin e planifikimit.
Merr pjese ne pergatitjen e paketave te tenderimit
Mbikqyr cilesine e punimeve, afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve
Koordinon me drejtuesit e ekipeve per punimet e rifiniturave arkitekturore
Detyra te tjera te caktuara nga Drejtori Teknik per ndertimin.

Kriteret qe duhet te plotesoje:

Të ketë përfunduar studimet e larta, dega Arkitekturë;
Të njohë shumë mirë programet Photoshop, AutoCad 2D, 3DSMax etj
Të ketë aftësi të mira analitike;
Te ketë aftësi të mirë komunikuese dhe bashkepunuese;
Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze dhe Italiane;


Per te aplikuar per kete pozicion pune ju lutem te dergoni Cv-ne tuaj me fotografi ne adresen hr@ring.al brenda dates 30.04.2019.​

 


Apply
Back
Top