• Tirane, ofroj vend pune Ndihmëse Ligjore

Studio Ligjore me seli në Tiranë, kërkon për pozicionin vakant
Ndihmëse Ligjore (femër)

Detyrat kryesore:
Kontroll dhe menaxhimi i dosjeve së bashku me detyrat e dhëna nga stafi i studios;
Organizimi dhe ndjekja e takimeve;
Pjesëmarrja në takime, sipas rastit, edhe përgatitja e skedarit përkatës;
Asistencë në procese gjyqësore;
Menaxhimi i shërbimeve të tjera të Studios, përkthime redaktime dhe përditësime ligjore;

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatet janë:
Të ketë kryer studimet e larta, ose të jetë në proces të kryerjes së Bachelor ne Fakultetin e Drejtësisë (Diplomë Universitare në drejtësi e përfituar ne Itali ose në ndonjë shtet tjetër (përbën avantazh);
Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi si dhe për të punuar në grup;
Zotërimi i gjuhëve të huaja sidomos gjuhës Italiane dhe Angleze përbën avantazh;
Të ketë aftësi organizative, kreative dhe të ruaj konfidencialitetin.

Të ketë etikë dhe përkushtim maksimal gjatë orarit të punës, pasi do të përfitoj shumë eksperienca profesionale.

Për të aplikuar ju lutemi të dergoni CV tuaj deri më datë 8 Mars 2019 së bashku me një Letër Motivimi në adresën tonë të email-it bravopaolo30@gmail.com .
 


Apply
Back
Top