• Tirane, ofroj vend pune KOORDINATOR/E FRANCHIZE

Koordinator/E Farnchize

Eco Market Food sh.p.k per nevojat e saj kerkon te punesoje nje koordinator franchize:

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Implementon, menaxhon dhe kontrollon politikat komerciale te franchizes konfor rregullave te kompanise,
  • Menaxhon dhe kontrollon ndryshimin e cmimeve te franchizes konform kushteve per te cilat eshte rene dakord ne kontrate
  • Organizon procesin e porosive te mallrave
  • Menaxhon dhe kontrollon performancen e kategorive,
  • Realizon targetet per performancen e kategorive,
  • Përzgjedh dhe aplikon strategji për kategorinë përkatëse bazuar në strategjinë e kompanisë dhe te franchizave
  • Kryen analizën e tregut dhe konkurencës për produktet e kategorisë
  • Përcakton çmimin e shitjes së produkteve.
  • Bashkëpunim me departamentin e marketingut në zgjedhjen e produkteve, që do të vendosen në fletepalosje
  • Dergon raport periodik tek ekipi I blerjeve ne lidhje me ecurine e produkteve te reja ne franchiza dhe sugjeron shtim ose delistim produktesh per kategorine e tyre.
  • Mban pergjegjesi per menaxhimin e stokut te kategorise ne marketet e franchizave.
  • Mban komunikim ditor me menaxherët e dyqaneve te franchizes për parandalimin dhe zgjidhjen e cdo problematike lidhur me furnizimin dhe shitjen e produkteve
  • Detyra te tjera funksionale sipas natyres dhe/ose sipas kerkeses se drejtorit te retailit.

Kerkesat dhe kualifikimet:

- Diplome Universitare, preferohet ne profilin “Marketing”, “Komunikim”, “Menaxhim”, etj;
- Me pervoje te ngjajshme pune ne fushen e menaxhimit ,shitjes, minimumi 3 vjet eksperience.
(Preferohen pervoja ne industri te ngjashme);
- Me aftesi te mira komunikuese dhe organizuese;
- Me aftesi shume te mira promovuese dhe prezantuese;
- Me aftesi bindese dhe krijuese;
- Njohuri shume te mira te paketes Microsoft Office;

Ofrohet:
Kushte te mira pune dhe page e kenaqshme dhe konkurruese ne treg.

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjerë shoqëruese
duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: info@ecomarket-al.com

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do perzgjidhet.

 


Apply
Back
Top