• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Logjistike

MENAXHER LOGJISTIKE (M) – JOB DESCRIPTION

ALKOS Group, Distributori Ekskluziv për tregëtimin e markave të njohura ndërkombëtare në fushën e Artikujve Shtëpiak dhe të Konsumit të gjerë, Kozmetikës dhe të Kujdesit personal, me Zyra Qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12, kërkon të rekrutojë punonjës të kualifikuar në pozicionin: MENAXHER LOGJISTIKE (M)

MISIONI DHE FUNKSIONET BAZË:
Manaxheri i Logjistikës është përgjegjës për planifikimin dhe manaxhimin e të githë aktiviteteve të shpërndarjes, transportit, zinxhirit të furnizimit, magazinimit dhe shërbimit/kujdesit ndaj klientit. Përgjegjësitë e tij gjithashtu përfshijnë menaxhimin e të gjithë ciklit të punës që nga magazinimi e deri në shpërndarjen e mallrave dhe koordinimin logjistik të detyrave operacionale të stafit nën mbikqyrjen e drejtë për drejtë të tij.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
Manaxheri i Logjistikës punon pranë zyrave qendrore/kompanisë nën supervizimin direkt të Drejtorit të Përgjithshëm dhe CEO, dhe është një ndër pozicionet kyçe në Zinxhirin e Furnizimit. Ai kryen këto detyra:

  • Përgjegjës për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë qendrën e shpërndarjes, magazinën, transportin;
  • Përgjegjës për arritjen e përmirësimeve në efikasitetin operativ, si dhe për implementimin e cdo sistemi/protokolli të ri që ul kostot e përmirëson cilësinë e punës;
  • Planifikon dhe mbikqyr asetet dhe infrastrukturën logjistike; Mban gjurmët e cilësisë (gjurmueshëmrinë e produktit), sasisë dhe niveleve të stoqeve;
  • Përgjegjës për ndjekjen dhe përmbushjen e të gjitha nevojave për transport dhe lëvizjeve në terren;
  • Organizon dhe bashkërendon aktivitetet e departamenteve që ai drejton (Magazinat, Transportin, dhe Teknikën), si dhe mbikqyr statusin e porosive dhe dërgesat;
  • Mbikqyr, trajnon dhe zhvillon skuadrën e tij të logjistikës;
  • Raporton për departamentin e tij cdo muaj/tre-mujor,gjashte-mujor dhe vit, sipas nevojës.
  • Zgjidh në mënyrë efiçente dhe sa më praktike emergjencat e lindura;
  • Është përgjegjës për mirëmbajtjen e të gjithë objekteve dhe mjeteve të Kompanisë;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e mjeteve të transportit (duke u kujdesur edhe për shpenzimin e karburantit) dhe veglave të punës në përdorim nga Kompania;
  • Zbaton ligjet, rregulloret dhe kërkesat ISO;
  • Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga CEO;


DETYRAT KRYESORE / AFTËSITË:

  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi të shumë të mira komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Aftësi për të lëvizur në distanca të largëta me makinë (brenda territorit Shqiptar);
  • Aftësi të shumë të mira analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të qenë i orientuar tek detajet;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Ndjenjë përgjegjësie;
  • Aftësi për të ruajtur qetësinë gjatë situatave me stres të lartë dhe për të ruajtur fokusin mbi objektivat përfundimtare.

KËRKESAT DHE NJOHURITË E NEVOJSHME PËR POZICIONIN:

  • Të ketë kryer studimet e larta;
  • Diploma ose një master profesional në drejtimin “Menaxhim Biznesi”, “Supply Chain Management”, “Logjistikë” dhe/ose “Marketing” përbën avantazh.
  • Eksperiencë 3-5 vjeçare në pozicione drejtuese të ngjashme.
  • Njohje të mira të gjuhës Angleze.
  • Njohje e mirë e paketës Microsoft Office, sidomos e Excel;
  • Leje drejtimi automjeti (Klasi B).
  • Fleksibël me oraret
  • Mosha mbi 35 vjeç

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithpërfshirës. Punëmarrësi mund të kryejë edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën o.cela@alkosgroup.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Aplikimet mbyllen më 20 Korrik 2020
 


Apply WhatsApp
Back
Top