• Lushnje, ofroj vend pune Drejtor Dege, Lushnje

Qëllimi i punës:

Siguron arritjen e objektivave vjetore dhe mujore të zonës gjeografike përkatëse përmes ofrimit të coaching, heqjes së pengesave për sukses dhe vepron si kampion për efektivitetin e shitjeve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:


  1. Sjell energji në proçesin e hartimit të planit të biznesit duke ndërmarrë veprime dhe duke bashkëpunuar me ekipin e mesëm dhe të lartë drejtues;
  2. Siguron arritjen e Planit të Biznesit, në terma rritje dhe cilësie portofoli, në zonën përkatëse, në përputhje me rregullat dhe procedurat në fuqi në institucion;
  3. Ndërton marrëdhënie me gjithë stafin e agjencisë për të siguruar që gjithë mjetet drejt suksesit përdoren;
  4. Kupton në detaj produktet financuese dhe si ato duhen pozicionuar, për të qenë në linjë me tregun dhe konkurrencën;
  5. Siguron analiza të tregut për cdo segment klientele dhe sjell ide për përmirësim Drejtorit të Rrjetit të Degëve dhe Drejtorit të Biznesit;
  6. Siguron shërbim klientele të shkëlqyer, duke siguruar krijimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe siguron që ankesat e klientëve zgjidhen dhe/ose raportohen në limite minimale kohore;
  7. Monitoron indikatorët kyç të performancës së agjencisë, duke kompletuar raporte dhe marrë masa korrigjuese kur performanca bie nën pritshmëri;
  8. Siguron sisteme të shpërndarjes së objektivave, monitorimit të performancës dhe parashikimesh për stafin e degës;
  9. Siguron që gjithë proceset në degë janë në përputhje me procedurat dhe politikat e brendshme;
  10. Siguron që vendet vakante rishihen dhe plotësohen menjëherë kur ka një nevojë;
  11. Angazhim maksimal me kontrollin e kredisë dhe anti-fraud për identifikimin e mashtrimeve potenciale ose jo përputhshmërisë;
  12. Kryen vizita verifikimi gjatë procesit të kredidhënies me qëllim identifikimin e risqeve të implikuara në aplikimin për kredi, sipas politikës së kredisë në fuqi;
  13. Angazhohet në proceset e përzgjedhjes dhe rekrutimit të punonjësve të degës;
  14. Ofron coaching, mentorim, këshillim dhe është trajneri i punonjësve;
  15. Siguron një vlerësim vjetor performance të shkëlqyer.


Kërkesat për pozicionin:


  1. Diplomë Universitare e preferueshme në Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme;
  2. Eksperiencë pune e preferueshme 2 vjet si Drejtor Dege ose 4 vjet në një pozicion shitje në një institucion financiar/bankë;
  3. Njohuri ekselente të kredisë; Aftësi shumë të mira në shitje dhe marketing;
  4. Aftësi organizative dhe të manaxhimit të kohës shumë të mira;
  5. Aftësi lidershipi, mbikqyrjeje, mentorimi;
  6. Kuptim shumë i mirë se si vepron modeli i biznesit në përgjithësi dhe mjedisit të një institucioni financiar; Aftësi të demostruara të menaxhimit me efektivitet të më shumë prioriteteve një herësh;
  7. Aftësi për të zhvilluar marrëdhënie të forta dhe për të punuar me drejtues të nivelit të lartë.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në https://noafin.al/jobs.

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe nje letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 05 mars 2019.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top