• Tirane, ofroj vend pune Gazetar/e

Portali i lajmeve www.lajm-shqip është në kërkim të një gazetari/eje


Detyrat dhe përgjegjësitë:


– Të jetë gjithmonë në ndjekje të kronikave dhe ngjarjeve të fundit në vend;
– Të kontrollojë lajmet e gazetarëve;
– Të koordinojë temat e ditës dhe lajmet që kanë të bëjnë me to;


Aftësitë e kërkuara:


– Të ketë mbaruar studimet në degët Gazetari, Shkenca Komunikimi, Marrëdhënie me Publikun ose Gjuhë-Letërsi;
– Të ketë aftësi të mira organizative dhe punë në grup;
– Të jetë i komunikueshëm, metodik dhe i organizuar;
– Ndershmëri dhe integritet;
– Shumë i besueshëm, etik dhe diskret;
– Të ketë njohuri të larta gjuhësore.


Avantazh do të kenë aplikantët që:


– Kanë mbaruar studimet me mesatare mbi 8.
– Kanë njohuri mbi rrjetet sociale dhe marketingun online.
– Kanë të paktën 5 vite eksperiencë në këtë fushë.


Dokumentat e nevojshme për të aplikuar:


– CV me foto
– Letër motivimi
– Diplomë dhe listë notash


Mirëpresim aplikimet tuaja në: redaksia@lajm-shqip.com
 


Apply
Back
Top