CMS

  • Tirane, ofroj vend pune Jurist | Junior Legal Associate

Njoftim për vend të lirë pune – avokat (associate) me kohë të plotë

Avokati duhet të angazhohet në:
-Draft-imin e vendimeve të shoqërive, ndryshimin apo draft-imin e kontratave te punës dhe akteve të tjera të nevojshme gjatë ushtrimit të aktivitetit të përditshëm të shoqërive – klientëve;
-Dhënien e opinioneve ligjore ne fushën përkatëse, si dhe përgatitjen e shkresave për institucionet shtetërore;
-Ndjekjen e problemeve dhe çështjeve te punësimit si dhe çështjeve te tjera gjate ushtrimit te aktivitetit te përditshëm nga shoqëritë- klientë;
-Ndjekjen e çështjeve gjyqësore në të gjitha shkallët e gjykimit dhe përgatitjen e prapësimeve dhe dokumentacionit për çështjet e punës.

Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
-Të ketë përfunduar studimet për drejtësi;
-Të ketë licencën e avokatit dhe të jetë anëtar i Dhomës së Avokatisë;
-Të ketë jo më pak se 4-5 vjet eksperiencë pune;
-Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara;
-Të njohë mirë të drejtën e punës, të drejtën tregtare, sipas legjislacionit përkatës për fushën e veprimtarisë;
-Të zotërojë gjuhën italiane dhe gjuhen angleze (shkruar & lexuar);
-Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, pune në grup dhe dedikimi në ndjekjen dhe përfundimin e punëve.

Dokumentacioni që kërkohet:
-Curriculum Vitae + fotografi;
-Fotokopje të diplomave;
-Dëshmi kualifikimi të ndryshme në lidhje me profesionin, nese ka.

Dokumentacioni i mësipërm është i detyruar të sillet i plotë për vlerësimin e kandidatëve që në fazën e parë të përzgjedhjes së CV-ve.

Dokumentacioni i kërkuar të niset brenda datës 14 mars 2019 në adresën elektronike më poshtë:

E-mail : [COLOR=#1F497D]tirana@cms-aacs.com[/COLOR]

Cel. : +35544302123
 


Apply WhatsApp
Back
Top