• Tirane, ofroj internship Specialist Juriste

Magnum Opus Group (MOG) në bashkëpunim me Ardex - Consulting, me një eksperiencë të gjatë në fushën e menaxhimit të projekteve, shërbimeve të integruara të konsulencës, ngritjen e sistemeve dhe ristrukturimin e organizatave publike & private, përgatitjen dhe zhvillimin e strategjive dhe politikave, njofton se ka shpallur Mundësinë e Punësimit për pozicionin Specialist Juriste, nëpërmjet zhvillimit të “Internship-it”.

Ftojmë të aplikojnë të gjithë të interesuarit që plotësojnë specifikimet si më poshtë:

  • Kanë përfunduar studimet master në fushën e drejtësisë ose janë në proces diplomimi;
  • Kanë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Kanë njohuri të mira të paketës MS Office;
  • Dëshirojnë të zhvillohen në fushën ligjore dhe janë të vetmotivuar.

Procedura e aplikimit: Për t’u bërë pjesë e procesit përzgjedhës, të interesuarit mund të dërgojnë CV në adresën: pune@mog.al.

Afati për aplikim: 10 Mars 2019
 


Apply
Back
Top