• Vlore, ofroj vend pune ASISTENTE/ KOORDINATORE ZYRE

Qendra e kurseve OPPORTUNITY CENTER me aktivitet të saj ofrimin dhe shërbimin e kurseve të gjuhëve të huaja dhe ndërmjetësimin për punësim jashtë vendit kërkon të punësojë një person në pozicionin ASISTENTE/ KOORDINATORE ZYRE për qendrën e saj në qytetin e VLORË.


Detyrat kryesore:
· Administron dhe koordinon të gjithë punën e përditshme duke e menaxhuar efektivisht çdo situatë
· Ofron shërbim në nivel profesional
· Realizon objektivat e përcaktuara
· Komunikon dhe u ofron informacionin e kërkuar nga zyrat që ka në menaxhim
· Krijon marrëdhënie të mira dhe bashkëpunuese
· Kujdeset për mbarvajtjen e qendrës nën përgjegjësi


Kandidatet duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë. Përbëjnë avantazh kandidatët me profil Ekonomik (Administrim Biznes dhe Menaxhim)
- Të kenë të paktën 1 vit eksperiencë pune në fusha të ngjashme (menaxhim, shërbim klienti, sekretari)
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze
- Të ketë aftësi kompjuterike duke patur njohuri të mira të paketës MS Office
- Të jetë person i shkathët, energjik dhe me aftësi menaxheriale
- Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim
- Të jetë e përgjegjshme, e organizuar dhe e aftë për të menaxhuar kohën dhe për të menaxhuar detyrat sipas prioriteteve
- Të jetë e përkushtuar dhe me aftësi për të menaxhuar çdo situatë
- Të jetë e besueshme dhe korrekte në punë.

Për të aplikuar në këtë pozicion pune ju lutem dërgoni CV tuaj duke e specifikuar në subject "ASISTENTE ZYRE-VLORË" në adresën: fjoralba@opportunity-al.com
 


WhatsApp
Back
Top