• Tirane, kerkohet Teknik per riparime/instalime paisjesh elektroshtepiake

Punëdhënësi: ProZONË shpk
Adresa : Rruga "Mikel Maruli", Komp. “Jora Palushi” Seksioni 2, Kt. 1, Nr.12 Nj. Adm. Nr.14 TIRANË
E-MAIL : info@prozone.al

Shoqëria ProZONË shpk është themeluar në Tetor 2018 dhe si aktivitet kryesor të saj ka shërbimet e paisjeve elektronike dhe atyre elektroshtëpiake. Si pasojë e rritjes së volumit të punës, jemi gati dhe në nevojë të zgjerojmë stafin teknik me disa pozicione si më poshtë:


  • Teknik për riparimin e paisjeve elektronike
  • Teknik për riparimin e paisjeve elektroshtëpiake
  • Teknik për sisteme kondicionimi

Jemi në kërkim të vazhdueshëm të njerzve entuaziastë që janë gati për të bërë diferencën.

Si pjesë e ekipit tonë, ne ofrojmë:


  • Punësim me kohë të plotë
  • Pagesë në përputhje me njohuritë teknike dhe eksperiencën në këtë fushë
  • Ambjent pune shumë miqësor
  • Mundësi shumë të mira për rritje të nivelit teknik dhe çertifikime të mëtejshme
Nëse jeni të vetëpunësuar në këtë lloj aktiviteti dhe keni një NIPT (Numri i Identifikimit të Personit të Tatueshëm) aktiv, ne jemi të gatshëm dhe ju ftojmë për të diskutuar cdo lloj bashkëpunimesh kontraktuale me interes e ndërsjelltë në këtë fushë.

Të interesuarit janë të lutur të na kontaktojnë në adresën e e-mailit : info@prozone.al duke na dërguar : CV dhe kontaktet e tyre ose mund të na telefononi në numrin +355672077774 për pyetje që mund të keni lidhur me këtë njoftim.

Ju mirepresim!



Cel. : +355672077774
 


Apply WhatsApp
Back
Top