• Tirane, ofroj vend pune Përfaqësues Shitjesh B2B

EPPC Albania kërkon një Përfaqësues Shitjesh B2B për Univers Promotion,një ndër kompanitë më të suksesshme në treg me fokus produktet promocionale, printimin dixhital, veshjet e punës dhe sigurinë në punë.

Përgjegjësitë Kryesore:


  1. Identifikimi, rekrutimi dhe kontaktimi i klientëve të rinj nëpërmjet hulumtimeve dhe kërkimeve të vazhdueshme në treg;
  2. Prezantimi dhe promovimi i produkteve tek klientët;
  3. Analizimi i plotë i produkteve dhe rekomandimet e duhura tek klientët, me qëllim plotësimin në mënyrë efikase të nevojave dhe kërkesave të tyre;
  4. Ndjekja me kujdes dhe përpikmëri e klientëve si dhe negocimi me ta për realizimin e procesit të shitjes;
  5. Zhvillimi dhe zbatimi i planit të punës në funksion të planit të biznesit dhe objektivave të kompanisë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare;
  • Përvojë e mëparshme në shitje;
  • Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur, brenda afateve;
  • Të ketë leje drejtimi automjeti;
  • Të zotërojë mirë MS Office.

Të dhënat:

Pozicioni: Përfaqësues Shitjesh B2B;
Vendndodhja: Autostradë;
Pagesa: Shumë e mirë (fikse + bonuse + makinë);
Kontrata: Sipas Kodit të Punës.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun e mëposhtëm:

https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top