• Tirane, ofroj vend pune Jurist/e

Detyrat
Ne lidhje me prokurimet
Kontrollin, shkarkimin dhe miratimin e tenderave te rinj te administratori i shoqerise;
Pergatitjen e dosjes elektronike apo fizike sipas kerkesave kualifikuese dhe ne baze dhe per zbatim te legjislacionit ne fuqi;
Bashkpunim me financen, inxhinieret, prevetivuesin, kostoistin e shoqerise duke vene ne dispozicion te tyre dokumentat standart te tenderave me qellim pergatitjen nga keta te fundit te ofertes ekonomike;
Nxjerrjen e klasifikimeve te tenderave dhe miratimin e tyre prane administratorit te shoqerise;Shqyrtimin e arsyeve te skualifikimit dhe pergatitjen e ankesave perkatese brenda afateve ligjore;
Shqyrtimin e kerkesave kualifikuese dhe kundershtimin e tyre nese ato bien ne kundershtim me interesat e shoqerise dhe legjislacionin e prokurimeve publike;
Pergatit kerkesat, ankesat, mesazhet, kthim pergjigjet dhe cdo shkrese tjeter qe ka te beje me procedurat e prokurimit;
Pergatitjen e dosjes elektronike apo fizike per procedurat e prokurimit ku merr pjese shoqeria.
;Pergatit shkresat perkatese per shlyerjen e detyrimeve kontraktuale ose jokontraktuale ndaj shoqerise;
Ne lidhje me prokurorine
Propozon, shqyrton mundesine e dergimit te ceshtjeve ne prokurori dhe i miraton ato te administratori i shoqerise;
Pergatit kallzimet, prapesimet dhe ndryshimet perkatese ne prokurorite perkatese;
Pergatit kallzimet penale duke shqyrtuar dhe perfshire te gjitha mundesit ligjore me qellim pranimin e kallzimet;
Perfaqeson shoqerine ne prokurorit perkatese;
Mban kontakte periodike me prokurorine perkatese ne lidhje me ecurine e ceshtjes deri ne perfundim te ceshtjes;
Ne lidhje me proceset gjyqesorePerfaqeson ne gjyq shoqerine dhe administratorin;
Shqyrton dhe analizon mundesine e dergimit te ceshtjeve ne gjykate dhe i miraton ato te administratori i shoqerise;
Shqyrton, pergatit kerkese padite, prapesimet, kunderankimet dhe ndryshimet perkatese ne te gjitha shkallet e gjykimit, duke shqyrtuar dhe perfshire te gjitha mundesit ligjore me qellim mbrojtjen e interesave te shoqerise dhe fitimin e ceshtjes;
Mban kontakt te vazhdueshem me Avokatet e ceshtjeve dhe jep informacion periodik javor prane administratorit apo personit te ngarkuar prej tij;
Eshte pergjegjes per te ndermarre te gjitha hapat e nevojshem per te bere te mundur ekzekutimin e vendimeve gjyqesore perfundimtare me efekte financiare ne favor apo ne disfavor te shoqerise.
Ne lidhje me hartimin e shkresave te brendeshme dhe te jashtme
Shqyrton dhe harton brenda afateve dhe me pergjgjeshmeri profesionale dhe ne interes te shoqerise, shkresat e brendeshme dhe te jashtme;
Ne lidhje me administrimin e dosjeve me shkresa te brendeshme dhe te jashtme
Administron shkresat dhe kontratat e te gjitha llojeve ne dosjen perkatese;
Titullon dosjet ne menyre te tille qe te jene te lexueshme lehtesisht;
Shperndan departamenteve te tjera te shoqerise legjislacionin ne fuqi si dhe te gjitha ndryshimet ligjore qe kane lidhje me departamentin;
Informon punedhenesin per hyrjen ne fuqi te legjislacionit te ri apo ndryshimeve ligjore si dhe per efektet e tyre mbi veprimtarin e shoqerise;
Kriteret
Te kete mbaruar studimet ne Fakultetin e Drejtesise (ne shtet) + Master
Eksperience pune mbi 4 vjet
Të zotrojë shumë mire ‘’Paketën Office’’.
Të zotrojë në nivel të mire gjuhën Angleze.
Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe pune në grup.
Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre deri më datë 28.02.2019 në adresën e mëposhtme:eurogjici@gmail.com
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.Vetem personat qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
 


Apply
Back
Top