• Tirane, ofroj vend pune Financier

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë në pozicionin:

Financier ne SOS Fshatin e Femijeve, Tirane

Kriteret e Kerkuara

  • Diplomë Universitare në Finance
  • Minimalisht 5 vjet përvojë pune si Financiere
  • Eksperience pune ne procesin e buxhetimit dhe procedurat e prokurimit
  • Eksperiencë pune në përgatitjen e deklaratave tatimore / pagave dhe administrimin e benefiteve të punonjësve
  • Eksperience ne pergatitjen e raporteve financiare
  • Njohuri të mjaftueshme mbi principet e përgjithëshme të kontabilitetit
  • Aftesi shume te mira komunikuese me shkrim dhe me goje
  • Aftesi te punoje ne grup dhe te menaxhoje situatat konfliktuale / aftesi organizative

Përgjegjësitë kryesore:

  • Merr pjese aktive ne pergatitjen e buxhetit vjetor; kryen monitorimin e te gjitha veprimeve financiare; siguron respektimin e buxhetit dhe realizimin e te gjitha pagesave; pergatit raportin e progresit mbi devijimet e buxhetit brenda afateve te caktuara.
  • Siguron planifikim te vazhdueshem per rrjedhen e parase.
  • Pergatit dhe analizon raporte te ndryshme financiare;
  • Llogarit pagat dhe benefitet e punonjesve;
  • Kryen auditin e brendshem;
  • Mbështet punonjesit ne lidhje me ceshtjet financiare.
  • Kryen dhe mban inventarin e aseteve;
  • Harton pasqyrat e shpenzimeve mujore te energjise elektrike, telefonit dhe ben shperndarjen e tyre sipas faciliteteve.
  • Pergjegjese per administrimin e procesit te prokurimit; Kontrollon dhe monitoron (bashke me mirembajtesit) punet qe kryhet nga firmat e ndryshme ne raste rikonstruksionesh.
  • Pergjegjese per logjistiken; siguron qe pajisjet dhe automjetet kontrollohen, mirembahen rregullisht dhe jane ne cdo moment ne gatishmeri.

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 17.02.2019 në adresën enkelejda.tefa@soskd.org.al dokumentat e meposhtem:

1.Curriculum Vitae;
2.Letër interesi;
3. Referencë

Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top