• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje

NOVA është kompania lider në tregun shqiptar në fushën e produkteve profesionale arredimi për aktivitete si bare, restorante, hotele, zyra, se fundmi dhe shtëpi. NOVA është duke kërkuar Agjent shitje si më poshte:

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

•Të sigurojë informacion te klientët rreth kompanisë, produkteve dhe shërbimeve, me synim procesin e shitjes;
•Të kryej aktivitetet e shitjes, me qëllim për të përmbushur nevojat e klientëve dhe për të përmbushur objektivat e shitjes të përcaktuara paraprakisht;
•Të marrë të dhëna nga klientët në lidhje me nevojat, performancën e shërbimeve dhe imazhin e kompanisë;
•Të përcjellë kërkesat e klientëve, që nuk mund te zgjidhen menjeherë te strukturat e duhura brenda kompanise;
•Të përgatisë raporte ditore rreth performancës së shitjeve, shoqëruar me komentet e bëra nga klientët;
•Të mbajë kontakt të vazhdueshëm me Klientët aktual dhe të rinj.

KËRKESAT E PROFILIT:

•Te jete ne moshen 30–40 vjec.
•Diplomë të shkollës së lartë, përbën avantazh Menaxhimi ose Ekonomiku/Marketing;
•Të ketë jo më pak se 3 vit eksperiencë të mëparshme pune në te njëjtin profil;
•Të ketë ekperiencë pune në sektorin FMCG ( shpërndarja e mallrave/sherbimeve me qarkullim të shpejtë);
•Aftësi komunikuese dhe negociuese;
•Të jetë i gatshëm të punoj në grup;
•Të jetë i gatshëm të mbuloj zona brenda-jashtë Tiranës;
•Të ketë njohuri të mira të paketës bazë të MS Office (Windows, Excel; Power Point)
•Të zotëroj një gjuhë të huaj (Anglisht);
Ne ofrojmë për punonjësit tanë:

Kontratë pune te Rregullt
Sigurime shoqerore dhe shëndetësore
Pagesë kushte stimuluese
Rritje e përfitimeve sipas vjetërsisë në punë


Nëse jeni të interesuar, ju ftojmë të aplikoni në këtë dritare punësimi, ose mund të dërgoni CV tuaj+FOTO ,Letër interesimi dhe Referenca ne hr@novacontract.al
 


Apply
Back
Top