• Thirrje për shprehjen e interesit për angazhiminin e 14 udhëheqësve teknikë - Shqipëri & Kosovë

14 Udhëheqës Teknik / Technical Leads

Data e publikimit: 30 Janar 2019
Data e mbylljes: 14 Shkurt 2019

Thirrje për shprehjen e interesit për angazhiminin e katërmbëdhjetë (14) udhëheqësve teknikë
për mbështetje teknike të nxënësve në Shqipëri dhe studentëve në Kosovë në periudhë afatshkurtër,
në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian "Edukimi i Hapur për TIK për Punësueshmërinë e të Rinjëve"

Nr. i referencës së publikimit: CNP02

1.
Autoriteti kontraktues
Open Data Kosovo
Rr. Ganimete Terbeshi 26A, Aktash I, Prishtina, Kosova*

2.
Qëllimi i thirrjes Qëllimi i kësaj thirrje është kontraktimi i katërmbëdhjetë (14) udhëheqësve teknikë të cilët kanë për detyrë
të ofrojnë mbështetje teknike nxënësve në Shqipëri dhe studentëve në Kosovë rreth leksioneve online në fushën e Teknologjisë Informative
dhe Komunikimit. Këto leksione janë të vendosura në platformën e hapur të edukimit “Kursori”, dhe janë në gjuhën shqipe.
Dy (2) udhëheqës teknik do të jenë të angazhuar në njërën prej 7 shkollave të synuara, siç parashikohet në projekt si në Kosovë dhe në Shqipëri.
Periudha e zbatimit të këtij aktiviteti është 12 muaj, ku çdo udhëheqës teknik do të ofrojë mbështetje një herë në javë në shkollat që u janë caktuar.
Siç është paraparë në projekt, aktivitetet do të kryhen në secilën prej 7 shkollave/universiteteve të targetuara në Kosovë dhe Shqipëri.

Shkollat e synuara në Kosovë janë:
Shkollat e synuara në Shqipëri janë:

  • Universiteti i Prizrenit "Ukshin Hoti" - Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
  • Universiteti i Pejës "Haxhi Zeka"
  • Shkolla Profesionale "Kolin Gjoka" Lezhë
  • Katër (4) shkolla të mesme në rrethin e Kurbinit (Mamurras, Lac, Gorre, Milot).


Për më shumë informata ju lutem klikoni në linkun më poshtë:

http://opendatakosovo.org/jobs/2019/01/30/technical-leads
 
Back
Top