PDA

Trego pamjen e plotë të : Tirane, ftese per oferte Kontraktim 1 Subjekt Optik me Okulist ose Opticien (Tirane) (Ref SH03-19)



RMSA
30.01.2019, 16:05
KERKESE PER OFERTE


Tirane, 30-01-2019

Lenda: Kerkohet oferte per pjesemarrje ne proceduren e tenderit “Ftese per te konkurruar” me objekt “ITB - Kontraktim 1 Subjekt Optik me Okulist ose Opticien (Tirane) (Ref SH03-19)” per organizaten jo-qeveritare “Sherbimet Shqiptare per Refugjate dhe Migrante”.

Rreth RMSA:

Sherbimet Shqiptare per Refugjate dhe Migrante (RMSA) eshte nje organizate lokale jo-qeveritare, jo-fetare dhe jo-fitimprurese e cila ofron sherbime ne mbeshtetjen e refugjateve, migranteve, azilkerkuesve duke i siguruar nevojat baze strehim, ushqim, veshmbathje, ndihme mjekesore, keshillim psiko-social, keshillim ligjor, asistence dhe mbrojtje ligjore per raste te veçanta.
RMSA ne vendim-marrjen e saj eshte e pavarur nga qeveria, institucionet ne varesi te qeverise, shoqata, grupime ose parti politike, fetare, biznesi etj. por eshte dhe mund te jete anetare e rrjeteve e organizatave te tjera qe punojne ne fushen e azilit brenda dhe jashte Shqiperise.

1)Kerkesa

“R.M.S.A - Sherbimet Shqiptare per Refugjate dhe Migrante” fton, te gjitha subjektet me veprimtari “Optik dhe Vizita Okulistike”, per te dorezuar oferten e tyre me objekt “Blerje te vazhdueshme Syze optike”.
Te gjitha subjektet duhet te plotesojne keto kushte:


Subjekti duhet te jete i regjistruar dhe certifikuar prane institucioneve shteterore (QKB)
Okulisti duhet te jete i regjistruar prane institucioneve profesionale (Urdhri i Mjekut) per Okulistin (Per Opticien mjafton kopje e diplomes)
Subjekti duhet te kete minimumin 5 Vite eksperience
Subjekti duhet te tregtoje lente te Çertifikuara



Per cdo informacion ju lutem na kontaktoni ne: procurement@rmsa.al

Afati per Dorezimin e ofertave: 12-02-2018 dhe ora 15:00



Mirepresim oferten tuaj


Cel. : +355 4 451 0132