PDA

Trego pamjen e plotë të : Tirane, tender Kontraktim 1 Farmaci për Shërbimin e furnizimit me Barna



RMSA
30.01.2019, 16:04
KERKESE PER OFERTE

Tirane, 30-01-2019

Lenda: Kerkohet oferte per pjesemarrje ne proceduren e tenderit “Ftese per te konkurruar” me objekt “ITB - Kontraktim 1 Farmaci per Sherbimin e furnizimit me Barna (Tirane) (Ref: SH01-19)” per organizaten jo-qeveritare “Sherbimet Shqiptare per Refugjate dhe Migrante”.



Rreth RMSA:

Sherbimet Shqiptare per Refugjate dhe Migrante (RMSA) eshte nje organizate lokale jo-qeveritare, jo-fetare dhe jo-fitimprurese e cila ofron sherbime ne mbeshtetjen e refugjateve, migranteve, azilkerkuesve duke i siguruar nevojat baze strehim, ushqim, veshmbathje, ndihme mjekesore, keshillim psiko-social, keshillim ligjor, asistence dhe mbrojtje ligjore per raste te veçanta.
RMSA ne vendim-marrjen e saj eshte e pavarur nga qeveria, institucionet ne varesi te qeverise, shoqata, grupime ose parti politike, fetare, biznesi etj. por eshte dhe mund te jete anetare e rrjeteve e organizatave te tjera qe punojne ne fushen e azilit brenda dhe jashte Shqiperise.


1)Kerkesa

“R.M.S.A - Sherbimet Shqiptare per Refugjate dhe Migrante” fton, te gjitha subjektet me veprimtari “Farmaci”, per te dorezuar oferten e tyre me objekt “Blerje te vazhdueshme barna”.

Te gjitha subjektet duhet te plotesojne keto kushte:



Subjekti duhet te jete i regjistruar dhe certifikuar prane institucioneve shteterore (QKB, QKL)
Subjekti duhet te jete i regjistruar prane institucioneve profesionale (Urdhri i Farmacistit)
Subjekti duhet te disponoj minimumin 2 punonjes
Subjekti duhet te kete minimumin 5 Vite eksperience
Subjekti te mundesoj, ne raste te veçanta, sherbim edhe jashte orarit zyrtar.
Subjekti duhet te tregtoje barna te miratuara nga M.SH dhe AKBPM
Barnat dhe suplementet duhet te plotesojne kushtet e qarkullimit ne tregun shqiptar.


Per cdo informacionion ju lutem na shkruani në adresen: procurement@rmsa.al

Afati per dorezimin e ofertave: E Hene 11 Shkurt 2019 dhe ora 14:00

Mirepresim oferten tuaj




Cel. : +355 4 451 0132