• Tirane, ofroj vend pune Menaxhere Zyre

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

Green Coast
pjesë e Balfin Group është të kompani e fokusuar në projektimin, ndërtimin, vënien në shfrytëzim, administrimin, mirëmbajtjen, operimin e Resorteve Turistike, zhvillimit të Objekteve dhe Fshatrave Turistike dhe njësive të hotelerisë

Pozicioni: Menaxhere Zyre
Departamenti: Burime Njerëzore
Vendodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:

Menaxheri i zyrës kujdeset për mbarëvajtjen e zyrës duke koordinuar proceset dhe duke planifikuar mjetet e nevojshme per stafin. Kujdeset që veprimtaria e përditshme e punës të jetë në përputhje me proçedurat dhe politikat e Balfin Group.

Detyra dhe Përgjegjësi :


  • Tregon mirësjellje në kontakt me vizitorët, manaxherët, stafin.
  • Eshtë pika e parë e kontaktit dhe i drejton njerëzit në mënyrën e duhur duke i dhënë udhëzime ose duke i referuar në pikat e tjera ku mund të marrin informacionin e dëshiruar.
  • Përcjellje në kohë e telefonatave, e-maileve në adresë të kompanisë.
  • Kryerja e lidhjeve direkte në çdo kohë me cdo nr. extention sipas kerkesave
  • Kryen korrespodencat përkatëse me të gjitha mënyrat e komunikimit, telefon, email, fax,
  • Nënshkruan dhe shpërndan postën vazhdimisht qëndron koherente për çmimet më të lira në lidhje me postimet brenda dhe jashtë qytetit apo vendit.
  • Kryen fotokopje në suport të stafit dhe punës përkatëse,
  • Mbështet dhe asiston departamente të tjera (shtyp materiale, hedh të dhënat në kompjuter etj.)
  • Përkthen materiale të ndryshme,
  • Eshtë pjesmarrëse në mbedhje të ndryshme dhe asiston në mbajtjen e minutave të takimit, edhe në support të menaxherëve të kompanisë, kur është e nevojshme.
  • Asiston stafin në pergatitje të dokumentacionit për tender, kryesisht me përkthime, formatime të materialeve, printime, lidhje etj.
  • Kontrollon dhe kujdeset që personeli afrohet, largohet dhe ndërvepron në zyrë sipas rregullores së brendshme.
  • Kontrollon kohëshenuesin dhe njofton Departamentin e Burimeve Njerëzore për shkeljet e mundshme.
  • Të hedhë të dhënat e orareve në formatin e duhur elektronik në kohëshënues, në mënyrë të saktë, me komentet përkatëse dhe ta dorëzojë atë të saktë dhe pa gabime në fund të çdo muaji tek departamenti i burime njerëzore,

  • Blerje e kancelarive ,marrja e nevojave nga kantierët deri në furnizimin final dhe raportet përkatëse,
  • Kërkesat për tonera dhe bërja e porosive tek serviset e paisjeve dhe pergatitja e raporteve përkatëse
  • Koordinimi i shoferave me mjetet e duhura për transportin e stafit sipas nevojave
  • Koordinimi i lëvizjes së stafit, akomodim, transport, rezervimet sipas nevojës dhe kontrolli i dietave.
  • Menaxhimi i faturave të telefonisë fikse cdo fund muaji dhe dergimi të BNJ i raportit përkatës
  • Menaxhimi i faturave të telefonisë celulare çdo fund muaji ,përgatitja e raportit dhe dërgimi te BNJ,
  • Detyra të tjera që i ngarkohen.

Edukimi:


  • Të zotërojë Diplomë Universitare.

Eksperiencat e punës:


  • Të ketë experiencë pune të ngjashme


Kualifikime të tjera:



  • Zotërim i gjuhëve të huaja anglisht, italisht për një komunikim më të mirë me stafin dhe vizitoret e huaj.
  • Njohuri në Paketën Microsoft Office (shtypje ne tastiere, perpilim tabelash etj.)


Aftësi të tjera:


  • Aftesi te mira komunikimi si direkte ashtu dhe me telefon me klientet, vizitoret, manaxheret dhe stafin.
  • E aftë të punoj në skuader por edhe në menyre individuale.
  • E aftë të koordinoj dhe balancojë punën.
  • Fokusim ndaj shërbimit të klientit.
  • Fleksibël, e zotuar për punë dhe e përpiktë.
  • Të jetë etike në marrëdhenie me kolegët .


Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në adresën hr@greencoast.al me subjekt GC_0119.


Afati i dorëzimit 01.02.2019

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas rregullave për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë
 


Apply
Back
Top