• Berat, ofroj vend pune Specialist Shërbim Klienti, Dega Berat

Qëllimi i punës:
Siguron një eksperiencë të shkëlqyer klienti duke ofruar informacion të plotë dhe cilësor, duke shpjeguar, mbështetur, këshilluar dhe informuar klientët për të gjitha shërbimet/produktet e kompanisë dhe detyrimin e tyre aktual si dhe proçeson aplikimet për produktin e kërkuar.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:

  1. Siguron zbatimin, respektimin e politikave dhe proçedurave në fuqi lidhur me proçesin e administrimit të kredisë dhe veçanërisht disbursimin fizik të kredisë;
  2. Kryen rol kontrollues në disa hallka të proçesit të kredidhënies dhe në proçesin e mirëmbajtjes së kredisë;
  3. Përgjegjës për regjistrimin e aplikimeve për kredi në sistem dhe gjenerimin e kërkesës për kredinë për individë që vjen nga telefonatat;
  4. Siguron që klientët marrin informacion të plotë dhe cilësor lidhur me kredinë e tyre dhe me kushtet respektive duke shërbyer online;
  5. Adreson çdo kërkesë të klientit të paraqitur nga stafi i degës/agjencisë duke e orientuar me informacionin e duhur dhe sipas proçedurave në fuqi;
  6. Përgjegjës për hedhjen me cilësi të të dhënave në sistemin qendror të kompanisë dhe sistemet e tjera dytësore sipas proçedurave dhe proçeseve në fuqi;
  7. Kryen transaksionet e arkave duke dokumentuar çdo veprim me përpikmëri dhe sipas politikave dhe proçedurave në fuqi;
  8. Informon klientët gjatë pagesave për kredinë mbi detyrimet e tyre aktive në sistem për të evituar krijimin e detyrimeve me vonesë për diferenca të vogla;
  9. Kryen proçesin e rikonsilimit të balancës së arkës çdo fund dite/fillim dite dhe raporton në kohë për të gjithë diferencat apo mangësitë përkatëse në dokumentacion;
  10. Kryen disbursimin fizik të kredive në degë/agjenci, siguron verifikimin e të gjithë personave në kontratë me mjetet e identifikimit, plotësimin dhe firmosjen e të gjithë dokumentacionit të kërkuar nga të gjithë palët sipas proçedurave dhe politikave në fuqi si dhe shpjegimin e detajuar të kushteve dhe kritereve të Kontratës së Huasë tek të gjithë personat e përfshirë në këtë kontratë;
  11. Kryen lëvrimin e kredisë nëpermjet mjeteve monetare cash ose metodave te tjera te njohura dhe aprovuara nga NOA;
  12. Përgjegjës për sigurinë fizike të zyrës sipas proçedurave të Sigurisë në fuqi duke ruajtur konfidencialitetin e kërkuar;
  13. Mbështet çdo proçes për administrimin e kredisë në degë.


Kërkesat për pozicionin:

  1. Diplomë Universitare;
  2. Preferueshëm 2 vjet eksperiencë në shërbim klienti;
  3. Aftësi shumë të mira organizative dhe për të punuar i/e pavarur kur performon detyrën;
  4. Njohuri të avancuara mbi produktin e kredisë dhe mbi politikat dhe proçedurat e kredidhënies;
  5. Aftësi shumë të mira të manaxhimit të të dhënave;
  6. Aftësi të demonstruara të manaxhimit me efektivitet të më shumë prioriteteve njëherësh;
  7. Aftësi shumë të mira në komunikimin e shkruar, verbal dhe jo verbal;
  8. Aftësi të shkëlqyera të punës në grup;
  9. Aftësi shumë të mira kompjuterike.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në: https://noafin.al/jobs.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe nje letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 31 Janar 2019.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një testim me shkrim.
 
Back
Top