• Tirane, ofroj vend pune Financiere

E ardhmja juaj me Porsche

Porsche Albania, e para kompani ndërkombëtare për tregtim automjetesh në Shqipëri si dhe një nga liderët e tregtisë së automjeteve në tregun Shqipëtar, është pjesë e një prej kompanive më të suksesshme të tregtimit të automjete në Europë, Porsche Holding Group në Austri.

Porsche Albania sh.p.k është importuesi zyrtar dhe rishitësi ekskluziv i Skoda, SEAT, VW dhe Audi në Shqipëri dhe rishitës i Volkswagen Makina Tregtare. Për zgjerim të mëtejshëm të biznesit në Tiranë ne jemi në kërkim të një anëtari të ri të skuadrës.

SI rrjedhojë jemi duke kërkuar pë një kandidat të kualifikuar dhe të motivuar për pozicionin:

Financiere
(Kohezgjatja 6 deri ne 9 muaj)

Përgjegjësitë:

  • Pergatitja dhe rregjistrimi i faturave te shitjes
  • Rregjistrimi transaksioneve në cash
  • Pergatitja e transfertave bankare
  • Pergatitja e faturave te demeve per kompanite e sigurimit
  • Te siguroje saktesi ne te dhenat e klienteve
  • Ndjekja e debitoreve, kontaktimi me debitoret
  • Perditesimi i rregjitstrit te brendshem per AML (Anti Money Laundrey)
  • Pergjegjese per inventarin fizik te makinave dhe pjeseve te kembimit
  • Perditesimi javor i raportit te debitoreve
  • Numerimi fizik i makinave te stokut dhe rakordimi me departamentin e logjistikes (mujor)
  • Raportimi AML sipas parashikimeve te ligjit
  • Rakordimi mujor i xhiros, COS dhe stokut
  • Asistimi në procedurat e fund muajit/vitit
  • Raportimi tek eprorët në kohë dhe me cilësi të lartë në lidhje me raportet specifike

Kërkesat:

  • Diplomë në degën e Financës
  • Eksperienca praktike në Financë Kontabël, njohuri të mira të parimeve bazë të kontabilitetit
  • Mbajtja e një niveli të lartë komunikimi me klientët dhe Kolegët e Porsche.
  • Komunikimi: aftësi të mira komunikimi ndër personal, dhe puna në skuadër
  • Personale: motivim, kujdes i lartë ndaj detajeve dhe iniciativë
  • Njohuri të shkëlqyera të paketës Microsoft Office (Excel, Word, Power Point) dhe Internet Explorer
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze dhe/ose Gjermane, shkrim, lexim.



Ne ofrojmë një paketë të shkëlqyer për shpërblim vetjak si dhe mundësi shumë të mira për zhvillim profesional.

Për aplikime, ju lutem na dërgoni një CV në adresën tone të e-mail në : office@porsche.al deri me 24 Janar 2019. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top