• Tirane, ofroj vend pune Videografer

Kush është Eduaktiv?

Eduaktiv përfaqëson platformën e parë dhe të vetme online në Shqipëri që ka si qëllim të listojë dhe të ofrojë informacion për institucionet arsimore publike dhe private, nga çerdhet deri tek universitetet.
E vizitueshme dhe e aksesueshme që prej marsit të vitit 2018, Eduaktiv numëron 300,000 vizitorë, ku rreth 35% janë prindër dhe 65% të rinj të grupmoshave të ndryshme. Në eduaktiv.al, krahas informacionit të struktuar mbi shërbimet e ofruara nga institucionet arsimore, çdo përdorues mund të gjejë edhe artikuj këshillues dhe ndihmues për kategori të ndryshme, si dhe video shpjeguese dhe orientuese.

Pozicioni

Eduaktiv është duke kërkuar për një djalë/vajzë energjik/e dhe kreativ/e për t'iu bashkuar skuadrës. Kërkesat për pozicionin:
  • Të jetë i/e aftë të konceptojë, regjistrojë dhe editojë video në përputhje me aktivitetet e Eduaktiv;
  • Të konceptojë fotografi që shprehin më se miri misionin e Eduaktiv dhe t'i realizojë ato;
  • Të konceptojë dhe realizojë banners që promovojnë fushata të organizatës;
  • Të jetë bashkëpunues/e në mënyrë të vazhdueshme me stafin e skuadrës;
  • Të njohë gjuhën angleze;
  • Të ketë dëshirë të përfshihet në nisma inovatore, duke synuar drejt një vizioni afatgjatë.

Të interesuarit/at mund të dërgojnë CV-në në adresën e e-mail-it: eduaktiv.al@gmail.com. Afati i aplikimit deri më 30 janar 2019, ora 17:30.

Cel. : +355693443420
 


Apply WhatsApp
Back
Top