• Durres, ofroj vend pune Supervizore e Kasave

NJOFTIM PUNE

Profili i kompanise: Balkan Finance Investment Group
eshte nje nder grupet private investuese me te medha ne Shqiperi dhe rajon, i pranishem me aktivitete per zhvillimin e pasurive te paluajtshme, shitjet me pakice, ofrimin e sherbimeve dhe manaxhimin e hapesirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi per konsumatoret.

Kidzone shpk eshte pjese e Balfin Group i specializuar ne shitje me pakice ku tregton ne ambientet e tij artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesore te shumellojshem per shtepine tuaj.

Pozicioni:
Supervizore e Kasave
Departmenti: Operacional
Vendodhja: DURRES
Permbledhja e Pozicionit: Supervizore e Kasave & Sherbimit ndaj klientit eshte pergjegjes per menaxhimin i perditshem i Kujdesit ndaj Klientit, mbikeqyr funksionimin e kasave dhe gjithe detyrave te kasiereve. Planifikon dhe siguron nivelin me te larte te sherbimit te klientit ne te gjithe dyqanin.

Detyra dhe Pergjegjesi :

  • Monitoron perdite aktivitetetin e kasiereve dhe operatoreve te kujdesit ndaj klientit
  • Cakton oraret e punes se kasiereve dhe operatoreve te kujdesit ndaj klientit ne menyre qe te mbulohet e plote njesia dhe puna te funksionoje si duhet.
  • Motivon rrjedhen e drejtperdrejte te konsumatoreve dhe siguron qe çdo konsumator te marr sherbimin e duhur ne nje ambient sa me miqesor.
  • I komunikon kasiereve te gjitha informatat ne lidhje me promovime te veçante dhe artikuj te shitjes.
  • Autorizon dhe siguron vlefshmerine e shkembimit, kthimit te mallit nga konsumatoret, kontrollon autorizimet dhe uljet e çmimeve.
  • Ndihmon ne zgjidhjen e problemeve qe ndikojne ne efikasitetitin dhe produktivitetin e sherbimit.
  • Miremban vetedije te larte te te gjitha fushave per mundesi humbjeje apo vjedhjeje dyqani, ambalazhimit falas ose pakujdesise.
  • Siguron qe te gjitha transaksionet qe ndikojne ne inventarin e dyqanit te perpunohen me saktesi duke audituar raportin e shitjeve.
  • Siguron qe kasieret dhe operatoret e sherbimit te klientit te punojne ne perputhje me politikat dhe standardet e kompanise, te tilla si ruajtja e fondeve dhe pasurise se kompanise, praktikat e sigurise, shitjeve dhe mbajtjen e procedurave.
  • Planifikon burimet e nevojshme njerezore per te mbuluar te gjitha operacionet dhe merr pjese ne procesin e perzgjedhjes se punonjesve te kerkuar.
  • Zhvillon, komunikon dhe monitoron pritshmerite e performances.
  • Pergatit dhe ben vleresime periodike te punes se punonjesve.
  • Siguron zhvillim dhe trajnim per punonjesit nen mbikeqyrjen e drejtperdrejte.

Kerkesat
:


  1. Edukimi: Arsim i larte
  2. Eksperiencat e punes: Te pakten nje vit pervoje pune ne arke ne nje kompani tregtare
  3. Kualifikime te tjera:

  • Te njohin dhe perdorin shume mire programet baze te kompjuterit
  • Njohja e gjuhes Angleze dhe/ose gjuhe te tjera do te perbenin avantazh
  • Njohja e paketes MS Office ose ekuivalent perben avantazh

Aftesi te tjera
:

  • Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates;
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi;
  • Aftesi te shkelqyera sherbimi ndaj klientit;
  • Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;
  • Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në cdo kohe.

Menyra e aplikimit*:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem te dergoni CV-ne tuaj deri me date: 31.01.2019 ne adresen elektronike [B]hr@jumbo.al[/B]
*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.

SHENIM: Ky pershkrim i pozicionit nuk eshte gjitheperfshires. Punonjesit mund te kryejne te tjera detyra ne lidhje me kete pozicion per sa kohe ato plotesojne nevojat e organizates.
 


Apply
Back
Top