• Tirane, ofroj vend pune financier

Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar, shpallvendin vakant për pozicionin “Financier”.
Kandidati fitues do të jetë Nëpunësi Zbatues i Institucionit si mëposhtë:

  • Ka varësi direkte prej Nëpunësit Autorizues (Drejtori).
  • Raporton direkt e respektivisht nëpunësit autorizues, përgarantimin e cilësisë së raportimit periodik për vendimarrjen në funksion të realizimit të objektivave, si dhe të pasqyrave financiare vjetore në përputhje me rregullat e parashikuara në Marrveshjen Ndërqeveritare dhe ato të miratuara nga Ministria e Financave.
Nëpunësi zbatues është përgjegjës dhe i raporton nëpunësit autorizues për:
— garantimin e cilësisë së dokumenti i përfundimtar të buxhetit dhe raportin e bilancit vjetor ;
— bashkërendimin për dokumentin përfundimtar të buxhetit dhe raportin e bilancit vjetor;
Detyrat e financierit të RASH-it janë si më poshtë:
a. Drejton veprimtarinë administrative financiare,
b. Përgatit dhe paraqet për miratim planin vjetor të institucionitpër shpenzimet administrative dhe investimet; planet e punës për veprimtarinë e financës për periudhën vjetore,
c. përgatitja e planit të punës mujore dhe raporton çdo muaj për realizimet;
d. Përgatit situacionet;
e. Drejton punën e Komisionit të Inventarizimit
f. Ndjek korespondecën më institucione të ndryshme për çështje të karakterit ekonomiko-financiar;
g. Kryen veprimet financiare me Degën e Thesarit;
h. Përgatit dhe paraqet për miratim, studime, propozime, material të ndryshme që lidhen me veprimtarinë financiare të institucionit;
i. Mban përgjegjësi për kontrollin e zbatimit të saktë të buxhetitte RASH sipas planifikimit vjetor.
j. Me urdhër të Drejtorit, merr pjesë në komisionet e posaçme për zbatimin e procedurave të prokurimit publik, ndjekjes së detyrimeve financiare të kontratave të ndryshme ku RASH është palë.
Personat kandidatë duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
a) të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar,
b) të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurrojnë,
c) të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
Kriteret e veçanta kandidatët:
a) të ketë përfunduar studimet e ciklit të dytë në shkencat ekonomike ose zotëron diplomë universitare të ekuivalentuar me të,
b) përvojë pune jo më pak se pesë vjet në profesion;
c) Aftesi shume te mira komunikuese dhe pune ne grup;
d) Njohuri shume e mire e gjuhes angleze.
Kualifikimet dhe eksperiencat që preferohen:
experience ne menaxhim financiar të projekteve BE.

Te interesuarit te dergojne CV te: recruiting@rash.al
 


Apply
Back
Top