• Tirane, ofroj vend pune Aprovues Kredie, Njësia e Kredisë për Individë

Siguron që aplikimet për kredi për individë janë në përputhje me parimet dhe kriteret e kredidhënies nga aspekti i riskut të kredisë, me qëllim minimizimin e riskut.
Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:

  1. Verifikon aplikimin për kredi të paraqitur nga specialisti i shërbimit të klientit në degë/online, duke marrë një vendim profesional rreth situatës së klientit, në përputhje me politikat dhe procedurat e kredidhënies në fuqi;
  2. Siguron që të gjitha aplikimet/ kreditë e aprovuara janë në përputhje me politikat e kredidhënies në fuqi;
  3. Kontakton përmes telefonatave klientët të cilët kanë shfaqur interes apo kanë aplikuar në web/facebook duke saktësuar të dhënat paraprake dhe regjistruar aplikimin në sistem;
  4. Siguron që gjatë aplikimit, të dhënat e klientit janë hedhur korrekt në sistem, dhe i rregullon respektivisht nëse ka pasaktësi;
  5. Është vendimarrës me të drejta të plota për kreditë për individë, sipas kritereve të scoring ;
  6. Identifikon probleme të ndryshme në lidhje me të dhënat në sistemet e kompanisë dhe i raporton ato në kohë për t’u rregulluar;
  7. Kryen ndjekjen e kredisë në vonesë me qëllim ripagimin e saj, deri në 30 ditë vonesë;
  8. Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së Drejtorit të Njësisë së Kredive për Individë.

Kërkesat për pozicionin:

  1. Diplomë universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose në fusha të tjera të ngjashme;
  2. Eksperiencë pune e preferueshme 2 vjet në një pozicion shitje në një institucion financiar/bankë;
  3. Aftësi shumë të mira për të tërhequr, menaxhuar dhe zhvilluar marrëdhënie biznesi;
  4. Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbale, në të shkruar dhe në dëgjim aktiv);
  5. Aftësi të treguara për të arritur objektivat e shitjes;
  6. Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie pozitive brenda kompanisë dhe i aftë të ndërtojë ekspertizë profesionale me integritet dhe përkushtim;
  7. Aftësi të shkëlqyera trajnuese;
  8. Lojtar i shkëlqyer skuadre .


Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në: https://noafin.al/jobs.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe nje letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 21 Janar 2019.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një testim me shkrim.
 
Back
Top