• Shqiperi, ofroj vend pune Ekzekutiv Shitjesh për zonën e Patosit

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

EKZEKUTIV SHITJESH
për zonën e Patosit

Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktuara lidhur me vëllimin e shitjeve, nivelin e stokut, vizitat tek konsumatorët dhe aktivizimet në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë. Në mënyrë më specifike:

Roli dhe përgjegjësitë:
· Viziton çdo pikë shitje në zonën e tij sipas programit ditor.
· Sigurohet që produkti është i pozicionuar në vëndin e duhur dhe sipas standarteve të CCBS.
· Kontrollon gjëndjen e stokut të produktit në pikën e shitjes.
· Merr porositë tek klientët ekzistues dhe identifikon klientët e rinj.
· Garanton vendosjen e materialeve promocionale në pikën e shitjes.
· Bashkëpunon dhe shkëmben informacione të vazhdueshme me përgjegjësin e zonës.

Aftësitë dhe kualifikimet:
· Përbën avantazh arsimi i lartë dhe eksperiencat e mëpërparshme në pozicione të ngjashme.
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
· Të ketë dëshirë të punojë në terren.
· Leje drejtimi automjeti.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: hr@cocacola.al, brënda datës 20 Janar 2019.

Vetëm kandidatët që plotesojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset të Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top