• Fier, ofroj vend pune Teknik i Stacionit të Kompresorit

Pozicioni: Teknik i Stacionit të Kompresorit
Vendodhja kryesore e punës: Stacioni i kompresoreve Fier.
Kërkesa minimale/Bazike
Titulli i kërkuar i studimit: Diplomë Master në inxhinieri në një nga fushat e mëposhtme: mekanike, elektrike apo industriale.
Çertifikatat ose kurset e tjera të studimit / trajnimit konsiderohen si plus.
Aftësitë kryesore: Aftësi të mira kompjuterike. Aftësi të shkëlqyera në udhëheqjen dhe menaxhimin e personelit.
Aftësi të dëshmuara në drejtimin e mjeteve “all-road”.
Vlerësohet eksperienca në zyrat e inxhinierisë teknike të fituara veçanërisht në fazat e realizimit të projekteve.
Aftësi për të analizuar dokumentacionin teknik, procedurat dhe kuptimin e planeve të mirëmbajtjes.
Kërkesa të tjera: Disponueshmëria për të punuar në çdo lokacion të JV (Qarkut Korçë, Berat dhe Fier)
dhe / ose në Stacionin e Kompresorit Fier, duke punuar në udhëtim, në detyrë.
Pjesëmarrja në trajnime teknike të specializuara ose në vend ose jashtë vendit.
Karakteristikat dhe kapacitetet personale: Aftësi të shkëlqyera për të punuar në ekip;
aftësi të mira të komunikimit dhe integrimit me bashkëbisedues të ndryshëm dhe aftësi të mira analitike dhe modeluese.
Aftësitë gjuhësore
Shqip : e shkruar dhe e folur, gjuha amtare
Anglisht: niveli i preferuar b1, i shkruar dhe i folur
Italisht: njohuria bazë e shkruar dhe e folur është një plus

Dergoni aplikimin tuaj ne: info@albgaz.al
 


Apply
Back
Top