• Tirane, Program Internship - Finance

PROGRAM INTERNSHIP NE FINANCE

Kompania “Balkans Capital” e specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare për biznese dhe organizata vendase e të huaja është në kërkim të kandidatëve të interesuar në programin e internship-it të kompanisë. Programi është i hapur për Studentët e FE-së ose alumni në degët Financë, Kontabilitet, Auditim dhe fusha të lidhura me të, që permbushin kriteret e përcaktuara për këtë pozicion.

Pozicioni: Intern
Kohëzgjatja: 3 muaj / 4 orë në ditë
Orari: 13:00 - 17:00
Vendodhja: Rr “Brigada 8” ish-Blloku, Tirane
Internship-i ofrohet pa pagesë


Përfitime nga programi i internship-it:


  • Kandidatët do të punojnë nga afër me ekspertë të fushës;
  • Kandidatët do të kenë mundësi për të punuar me projekte konkrete;
  • Kandidatët do të kenë mundësi të aftësohen dhe rriten profesionalisht
  • Mundësi punësimi pranë kompanisë në bazë të performancës
  • Paisja me certifikatë dhe letër reference pas përfundimit të programit.



Kualifikimet e kërkuara nga kandidatët


  • Studentë ose alumni të Fakultetit të Ekonomisë
  • Aftesi të mira komunikuese dhe për të punuar në grup;
  • Saktësi në kryerjen e detyrave;
  • Aftësi shumë të mira organizuese;


Nëse sapo jeni diplomuar dhe kërkoni të zhvilloni karrierën tuaj, ju ftojmë të aplikoni

Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë cv-të e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike info@balkanscapital.al me subjekt “Aplikim në programin e internship-it”



*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top