• Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Përgjithshëm

Kompania Eno-TD, një kompani që operon në Shqipëri në industrinë e gomave dhe të makinave prej vitit 1999 kërkon të rekrutojë një person në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm

Personi kërkohet të jetë strategjik, energjik, i strukturuar dhe të ketë evidenca nga e kaluara për rezultate të larta pune, të arritura individualisht po ashtu edhe nëpërmjet menaxhimit të të tjerëve. Ky person duhet të jetë i aftë të mirë-menaxhojë veten dhe të tjerët, kërkues dhe këmbëngulës, i aftë të bëjë ndryshim e të përshtasë kompaninë me zhvillimet e tregut si edhe t’u paraprijë apo t’u japë zgjidhje efektive në kohë problemeve dhe mundësive të cilat has kompania dhe stafi i saj. Kërkohet një person që ka energji në ndërtimi i marrdhënieve të përsosura me klientët në nivelin B2B dhe B2C, si edhe që arrin të harmonizojë dhe të motivojë punën në skuadër.

Disa nga përgjegjësitë e pozicionit janë :

  • Zhvillon strategjitë komerciale të kompanisë, të rritjes së të ardhurave dhe të shitjeve dhe siguron vënien në zbatim të tyre sipas parashikimeve.
  • Ofron këshillim strategjik Bordit të Kompanisë mbi performancën, tendencat e tregut dhe të ardhmen e Kompanisë dhe fiton aprovimin e tyre për hapat e mëtejshëm
  • Përgatit dhe vë në zbatim planet e zhvillimit të biznesit të Eno-TD, strategjitë e shitjeve dhe të zgjerimit dhe siguron harmonizimin e të gjitha funksioneve brënda kompanisë nën një operim kosto-efektiv për arritjen e objektivave.
  • Përmbush objektivat e shitjeve duke planifikuar, zhvilluar, zbatuar dhe vlerësuar sipas fokusit programet e shitjes, të marketingut dhe të mbulimit të tregut për secilën pikë shitjeje dhe shërbimi, përfshirë stafin e shitjeve. Analizë të detajuar të kërkesave të klientëve, nevojave për optimimizim të mbulimit dhe distribuimit , shërbimin ndaj klientit, proceseve të punës dhe problematikave të hasura. Vendimarrje të bazuar në analiza dhe strategji për të garantuar rritjen e mëtejshme të kompanisë.
  • Krijim të objektivave dhe planeve mujore të punës. Detajim të proceseve të punës si edhe krijimin e sistemeve të vlerësimit dhe matjes së performancës së kompanisë dhe stafit sipas pozitave. Raportime të ndryshme përfshirë performancën e detajuar mujore, tremujore dhe vjetore
  • Përgjegjës për planet marketing/trade marketing të kompanisë për komunikimin e markave dhe planeve promocionale
  • Përgjegjës për furnizimet dhe optimizimin e stokut të nevojshëm në cilësi, çmim dhe shumëllojshmërisë për përmbushjen e nevojave të klientëve në cdo kohë
  • Përgjegjës për ndërtimin e një sistemi efektiv distribuimi, logjistike dhe mbulim optimal territori duke siguruar prezencën e produkteve të kompanisë në përmbushje të kërkesës së tregut në cdo kohë dhe për cdo klient
  • Ndjek ngushtësisht nivelin e investimeve, kostove dhe anës operacionale të kompanisë si edhe ndërmerr hapa strategjik për optimizim të kostove në arritjen e performancës së synuar.
  • Siguron shërbim cilësor në të gjitha hallkat e shërbimeve të kompanisë nëpërmjet vendosjes dhe vënies në zbatim të standarteve të operimit të kompanisë dhe stafit. Siguron në cdo kohë që stafi ka njohurinë e nevojshme teknike dhe profesionale për të kryer detyrat me sukses.
  • Përgjegjës për organizimin dhe zhvillimin e organizatës. Rekruton, mirëmenaxhon, monitoron, motivon dhe zhvillon stafin për profesionalizëm dhe performance të lartë.
  • Vlerëson rregullisht nevojën për ndryshime të kulturës së punës, proceseve dhe modelit të biznesit si edhe udhëheq kompaninë në vënien në zbatim të këtyre ndryshimeve.
  • Përfaqëson kompaninë dhe angazhohet drejtpërsëdrejti në mbrojte të interesave dhe imazhit të kompanisë. Bashkëpunon ngushtë me të gjitha palët e treta dhe njëkohësisht ngre ura bashkëpunimi me interes të përbashkët

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Të ketë aftësi sipërmarrëse, të jetë këmbëngulës, strateg, të ketë pasion për punën dhe të reflektojë energji pozitive.
  • Aftësi vendimmarrëse, analitike dhe inovatore/përmirësimi të vazhdueshëm
  • Aftësi për marrëdhënie të shkëlqyera me të tjerët, negociator shume i mirë, lidership dhe aftësi të larta komunikuese me shkrim dhe me gojë.
  • Të ketë mbi 5 vite eksperiencë në shitje dhe marketing. Preferohet në industrinë e gomës, gjithashtu industria e makinave, pjesëve të këmbimit apo shërbimeve të tjera të lidhura me makinat.
  • Të ketë mbi 2 vite eksperiencë të pandërprerë në pozita drejtuese dhe në menaxhimin e të tjerëve.
  • Të ketë mbaruar arsim të lartë
  • Të njohë programet kompjuterike dhe nëpërmjet tyre të jetë i aftë të bëjë analiza, raporte, prezantime, etj
  • Të ketë leje drejtimi automjeti

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre (CV dhe letër motivuese) në adresën email marketing@eno-td.com.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 8 Mars 2019

Ju vëmë në dijeni se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë. Personi i përzgjedhur do mund të fillojë punë menjëherë.
 


Apply
Back
Top