• Tirane, ofroj vend pune Specialist ne Sektorin Teknik

NJOFTIM PËR PUNËSIM
Drejtoria e QSUT njofton shpalljen e 1 (një) vendi të lirë në pozicionin “Specialist” pranë Sektorit Teknik, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse në QSUT.
Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentat përkatëse sipas kritereve të mëposhtme :
Kritere të përgjithshme:

Arsimi:
Arsimi i lartë në profilin e Inxhinierisë Mekanike / Elektrike / Elektronike / Ndërtimore. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

Përvoja:
Përvojë e mëparëshme pune në fusha të ngjashme.

Njohuri dhe aftësi:
Njohuri të mira të proçedurave administrative.
Aftësi për të vendosur prioritete dhe respektuar afate. Aftësi për të përmbushur detyrat e ngarkuara me korrektësi dhe në kohë. Aftësi shumë të mira komunikimi dhe për të punuar në grup.

Aplikimet pranohen nga data 17.12.2018 deri më datë 31.12.2018.
Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve Publikun në Drejtorinë e QSUT. Komunikimi për datën dhe orën e Intervistave do të bëhet nëpërmjet e-mail-it në CV e kandidatëve.
Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3 (tre) mujore.

DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

 
Back
Top