• Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Suportit të Rrjetit të Degëve

Qëllimi i punës:

Ofron analiza të detajuara mbi rezultatet e forcës shitëse dhe siguron që proçeset e shitjeve funksionojnë efektivisht duke implementuar zhvillime dhe përmirësime.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:


  1. Sjell energji në procesin e hartimit të planit të biznesit duke ndërmarrë veprime dhe duke bashkëpunuar me ekipin e mesëm dhe të lartë drejtues;
  2. Vepron si këshillues i Drejtorit të Zhvillimit të Biznesit në procesin e ndërtimit të buxhetit vjetor të shitjeve;
  3. Operon si anëtar kyç i Ekipit të Manaxhimit të Shitjeve;
  4. Kupton në detaje ofertën e produktit të NOA dhe se si duhet pozicionuar, duke punuar ngushtë me Manaxherin e Zhvillimit të Produkteve, Manaxherin e Marketingut dhe të Kredisë Konsumatore për të mbajtur një linjë me tregun;
  5. Merr pjesë në planin e shitjeve vjetore dhe në procesin e përcaktimit të objektivave; Sigurohet se secila degë kupton objektivat respektive duke i shpërndarë në mënyrë të përshtatshme te stafi;
  6. Koordinon raportet e shitjeve, duke zhvilluar vazhdimisht përmbajtjen dhe duke rritur efektivitetin;
  7. Monitoron nga afër indikatorët kyç të performancës së degëve, bazuar në raportet dhe jep sugjerime për të ndërmarrë veprime korrigjuese kur performanca është nën objektivin e kërkuar;
  8. Analizon të dhënat e shitjeve dhe ofron informacione dhe rekomandime për përmirësime dhe ndryshime në të gjitha fushat;
  9. Analizon të dhënat e tregut dhe të shitjeve për të dhënë rekomandime te Drejtuesit në fushat e forcës shitëse, duke mbajtur parasysh shtrirjen e territorit dhe sjelljet konkurruese;
  10. Ndihmon në përsosmërinë e procesit të rekrutimit duke punuar me Burimet Njerëzore në përcaktimin e mjeteve dhe metrikave të duhura për të përcaktuar “profilin shitës” në NOA;
  11. Vepron si mbështetje e Drejtorëve të Degëve në heqjen e pengesave për sukses dhe i zëvendëson ata në mungesë të tyre;
  12. Ndërton marrëdhënie me të gjithë stafin e degëve për t’u siguruar atyre të gjitha mjetet për sukses;
  13. Siguron se të gjitha proceset në degë përputhen me procedurat dhe politikat e brendshme;
  14. Siguron se trajnimet e ofruara për forcën shitëse përshtaten me qëllimin e kompanisë dhe ofron trajnime të dedikuara në përputhje me kurikulën e trajnimeve për shitje;
  15. Sjell ide dhe angazhohet tërësisht në grupe pune dhe komitete pa u limituar, duke u fokusuar në mënyrën se si gjërat bëhen më mirë dhe më shpejt;
  16. Angazhohet maksimalisht në Manaxhimin e Projekteve brenda kompanisë dhe kryen detyrat e caktuara që rrjedhin nga manaxhimi i këtyre projekteve.

Kërkesat për pozicionin:


  1. Diplomë Universitare e preferueshme në Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme;
  2. Eksperiencë pune e preferueshme 5 vite në një institucion tjetër financiar ose 3 vite eksperiencë në pozicione të tjera manaxheriale në shitje;
  3. Aftësi për të zhvilluar dhe ndërtuar marrëdhënie të forta;
  4. Aftësi bindëse mbi koncepte të vështira;
  5. Kupton natyrën njerëzore dhe çfarë i motivon/demotivon ata;
  6. Aftësi shumë të mira organizative dhe të manaxhimit të kohës;
  7. Njohuri të avancuara të produktit të kredisë;
  8. Aftësi të shkëlqyera trajnuese;
  9. Kuptim shumë i mirë i modelit të biznesit në përgjithësi dhe i mjedisit të një institucioni financiar;


Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në: https://noafin.al/jobs.

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe nje letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 25 Dhjetor 2018.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top