• Tirane, ofroj vend pune Redaktor/e

Portali i lajmeve www.lajm-shqip është në kërkim të një redaktor/e

Detyrat dhe përgjegjësitë:

– Të jetë gjithmonë në ndjekje të kronikave dhe ngjarjeve të fundit në vend;
– Të kontrollojë lajmet e gazetarëve;
– Të koordinojë temat e ditës dhe lajmet që kanë të bëjnë me to;


Aftësitë e kërkuara:

– Të ketë mbaruar studimet në degët Gazetari, Shkenca Komunikimi, Marrëdhënie me Publikun ose Gjuhë-Letërsi;
– Të ketë aftësi të mira organizative dhe pune në grup;
– Të jetë i komunikueshëm, metodik dhe i organizuar;
– Ndershmëri dhe integritet;
– Shumë i besueshëm, etik dhe diskret;
– Të ketë njohuri të larta gjuhësore;

Avantazh do të kenë aplikantët që:


– Kanë mbaruar studimet me mesatare mbi 8.
– Kanë njohuri mbi rrjetet sociale dhe marketingun online
– Kanë të paktën 3 vite eksperiencë në këtë fushë

Dokumentat e nevojshme për të aplikuar:

– CV me foto
– Letër motivimi
– Diplomë dhe listë notash

Mirëpresim aplikimet tuaja në: redaksia@lajm-shqip.com
 


Apply
Back
Top