• Lezhe, ofroj vend pune Lehtesues lokal projekti ne Lezhe

Lajmerim per Vend Pune
Data e hapjes: 06 Dhjetor 2018

Data e mbylljes: 20 Dhjetor 2018

Titulli i pozicionit: Lehtesues lokal projekti ne Lezhe Vendi: Zyra e Lezhes Ore pune: Me kohe te plote, 40 ore/jave Supervizor: Drejtori Ekzekutiv i NPF-se

Pershkrim i shkurter i projektit: Sherbime Sociale te Integruara per nje zhvillim te qendrueshem social dhe ekonomik per Romet dhe te tjere

Projekti i mbeshtetur financiarisht nga Programi i Kombeve te Bashkuara per Zhvillim, UNDP, ka filluar zbatimin e tij ne 1 Tetor 2017 per nje periudhe 4-vjecare. Projekti synon integrimin ne shoqeri kryesisht te komuniteteve Rome dhe Egjyptiane permes arsimimit te femijeve, formimit profesional te te rinjve, ndermjetesimit per punesim, forcimit ekonomik te familjeve, zhvillimin e komunitetit dhe permiresimin e kapaciteteve te bashkive per sherbime te integruara sociale ne qytetet Fier, Lezhe dhe Kruje (Fushe Kruje).
Funksionet baze te pozicionit:

Lehtesuesi lokal i projektit do te kete pergjegjesine e sigurimit te zbatimit te aktiviteteve dhe sherbimeve te projektit ne nivel lokal. Kandidati do te punoje ne bashkepunim te ngushte me anetare te tjere te stafit lokal dhe qendror te projektit. Ai/Ajo kryesisht do te: koordinoje mbi baza ditore punen dhe sherbimet e stafit te projektit, do te ofroje sherbime te parashikuara ne projekt, do te koordinoje aktivitetet e projektit me te gjitha institucionet lokale te interesuara, do te plotesoje dokumentacionin e nevojshem, do te raportoje sipas kerkesave te zyres qendrore, do te administroje zyren lokale etj.

Kualifikime te nevojshme:

Arsim: Diplome fakulteti ne deget sociale (e preferuar) ose ne dege te peraferta. Kualifikime te tjera si dhe njohuri te paketes baze kompjuterike.

Eksperience:

Kandidati i suksesshem duhet te kete minimalisht 3 vite pune ne pozicione te ngjashme ne organizata, institucione ose projekte kryesisht te fushes se perfshirjes sociale dhe sherbimeve direkte. Gjithashtu duhet te kete eksperience pune dhe njohje te thelle te nevojave per zhvillim te komuniteteve te marxhinalizuara, kryesisht Rome dhe Egjiptiane; te kete njohuri rreth kultures dhe dinamikave te zhvillimit te tyre komunitar. Preferohet njohja e institucioneve lokale te sherbimeve si shkollat, qendrat e formimit profesional, zyrat e punesimit, bashkia etj.

Gjuhet: Shqip; njohuri te anglishtes, e preferuar.

Njohuri dhe aftesi pune:

Njohuri te mira ne koordinim dhe zbatim projektesh zhvillimore
Aftesi te shkelqyera komunikimi
Aftesi te dukshme per te punuar ne grup
Aftesi per te menaxhuar/funksionuar ne ambjente inter kulturore
Aftesi analitike dhe raportuese

Aplikimi:

Individet qe zoterojne keto cilesi duhet te dorezojne:
1. Curriculum Vitae
2. Leter personale ku te pershkruajne se si cilesite e tyre jane relevante per pozicionin.
3. Dy letra rekomandimi

Dergoni aplikimin ne: Lorena Gjindoda,
[B]lorena.gjindoda@gmail.com[/B]
jo me vone se 20 Dhjetor 2018.

Fondacioni “Ndihme per Femijet” ofron mundesi te barabarta punesimi per femrat dhe meshkujt, pa dallime etnie dhe fetare.
 


Apply
Back
Top