• Tirane, ofroj vend pune Përgjegjës Njesie

NJOFTIM PËR PUNËSIM

Drejtoria e QSUT njofton shpalljen e 1 (një) vendi vakant në pozicionin Përgjegjës Njesie pranë Njësisë së Rehabilitimit të Semundjeve të Brendshme, në Klinikën e Rehabilitimit Fizioterapeutik, të Polit të Administrimit të Integruar të Spitalit Polivalent, në Q.S.U ”Nënë Tereza”.

Kritere të përgjithshme të kërkuara:

Edukimi :

Arsimi i lartë në nivelin Mjek Fizioterapeut / Master Shkencor / Master Profesional ose nivel i njehsuar me to, në profilin Fizioterapi. Diplomat e fituara në përfundim të studimeve të kryera jashtë vendit; duhet të jenë te njohura dhe njehsuara bazuar Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”.
Liçencë për Ushtrimin e Profesionit.

Përvoja e punës:

Të paktën 3 vite pune në fushën për të cilën ka përfunduar Arsimin e lartë.
Të paktën 3 vite pune në nivel përgjegjës/drejtues.

Njohuri dhe aftësi

Njohuri të gjera sa i përket fushës së fizioterapise si dhe pershtatjen e teknikave fizioterapeute bazuar në diagnozat e pacientëve të Njësisë. Të organizojë dhe koordinojë punën në sektor, ndarjen e përgjegjësive dhe të detyrave; të jetë i aftë të orientojë punonjesit në varesi në përmbushjen e detyrave në zbatim të udhëzimeve dhe strategjive të Spitalit. Siguron përdorimin efektiv të pajisjeve, mirëmbajtjen dhe respektimin e protokolleve përkatëse.

Për sa më sipër, personat e interesuar duhet të dorëzojnë:


  1. Kërkesa me shkrim e shoqëruar me fotokopje e dokumentit të identifikimit (ID)
  2. Curriculum vitae (CV)
  3. Diplomën e arsimit të lartë (përfshirë edhe diplomën Bachelor)
  4. Lejen e ushtrimit të profesionit
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore
  7. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore
  8. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve Publikun në Drejtorinë e Q.S.U”Nënë Tereza”.
Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë origjinal ose kopje e noterizuar dhe në gjuhë shqipe; në rastin e dokumentacionit në gjuhë te huaj, ky i fundit duhet të dorëzohet i përkthyer dhe noterizuar.

Aplikimet pranohen nga data 03.12.2018 deri më datë 17.12.2018.

Komunikimi për datën dhe orën e Intervistave do të bëhet nëpërmjet e-mail-it në CV e kandidatëve.
Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3 (tre) mujore.
 
Back
Top