• Agjent shitje shqip, Tirane

Solvent Rating Albania shpall konkursin për pozicionin Konsulent për gjetjen dhe përfitimin e klientëve nëpërmjet telefonit.


Solvent Rating Albania vepron në tregun e informacionit të biznesit në Sërbi, Mal të Zi dhe Shqipëri.
Me produktin e saj unik, Solvent Rating shpk synon t’i përgjigjet nevojave dhe kërkesave të partnerëve të saj të biznesit dhe ti ofrojë tregut një tjetër nivel të informacionit të biznesit.
Qëllimi afatgjatë i firmës Solvent Rating shpk është që nëpërmjet grumbullimit të informatave të dobishme, të krijojë vlerë të shtuar për partnerët e saj dhe të përforcojë bizneset e tyre.

Kërkojmë:
Konsulent për gjetjen dhe përfitimin e klientëve nëpërmjet telefonit
(Tirana)

Gjatë kësaj periudhe, me zgjerimin në një treg të ri, ka lindur nevoja për punësimin e një ekipi të ri, i cili do merret me shitjen e shërbimeve tona.
Kandidati më i mirë mes të sapopunësuarve do të ngarkohet me më shumë përgjegjësi, dhe do të udhëheqë këtë ekip.

Përshkrimi i rolit:




  • Prezantimi dhe konsultimi me klientët rreth shërbimeve të firmës
  • Përditësimi i të dhënave në sistemin CRM dhe raportim
  • Gjetjen dhe përfitimin e klientëve të rinj


Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:




  • Edukimi i vazhdueshëm mbi shërbimet e firmës
  • Përgatitja e ofertave për klientët
  • Planifikimi, organizimi dhe realizimi i aktiviteteve të shitjes
  • Gjetjen dhe përfitimin e përditshëm të klientëve të rinj
  • Përgatitja e raporteve javore dhe mujore
  • Pjesëmarrja aktive në krijimin e fushatave të shitjes
  • Mirëmbajtja e nivelit të lartë të orientimit ndaj klientit


Njohuritë e nevojshme/karakteristikat personale:




  • Person i vetëmotivuar dhe krijues
  • Person fleksibël, që i përshtatet shpejt rrethanave aktuale
  • Njohuri pune me programet MS Office
  • Komunikim biznesi i zhvilluar
  • Njohuri të praktikave ligjore dhe të punës në Shqipëri
  • Përvojë në shitje telefonike
  • Të menduarit kritik


Ofrojmë:




  • Ambjent pune dinamik, rrethuar nga kolegë, të cilët duan vazhdimisht të zhvillojnë njohuritë e tyre dhe të edukohen
  • Kandidatëve, të cilët plotësojnë kriteret e mësipërme, i ofrojmë potencial të shkëlqyer financiar dhe përfitime të tjera


SHËNIM I RËNDËSISHËM: Firma Solvent Rating Albania, nxit kulturën e punës proaktive dhe nxënies së vazhdueshme.
Të punësuarit inkurajohen në mënyrë të vazhdueshme të përmirësojnë vetveten si dhe proçeset e brëndshme të firmës, dhe çdo iniciativë merret në konsideratë. Kjo mënyrë pune është pritshmëri për cilindo kandidat që aplikon për punë.


Te interesuarit te dergojne CV e tyre ne adresen e E-mail: info@boniteti.al deri me daten 15 Dhjetor 2018.
 


Apply
Back
Top