• Specialist Shitjesh per Bojra.

Pershkrimi

Teoren shpk eshte konsoliduar si kompani ne 5 janar 2005, e shtrire ne tregun shqiptar dhe ate europian,
sot eshte nje nder kompanite me me reputacion ne industrine ku operon.
Me mbi 160 punonjes, 6 Showroome me nje siperfaqe totale prej 7.900 m[SUP]2[/SUP], te shtrira ne Tirane dhe Durres,
46 marka ekskluzive, 1.600 rishites ne te gjithe Shqiperine dhe mbi 490.000 familje qe na kane besuar dhe besojne ne produktet dhe sherbimet tona.
Nese jeni energjike/e dhe te apasionuar pas te bukures dhe novacionit, te qenit pjese e Teoren eshte vendi i duhur per ju.

Pozicioni: Specialist Shitjesh
Departmenti: Bojrave
Aplikime: 2
Vendodhja: Tirane dhe Durres

Qellimi i Pozicionit: Specialistet e Shitjeve ne Departamentin e Bojrave ofrojne suport dhe konsulence te specializuar mbi produktet dhe neproduktet e bojrave,
duke i ofruar zgjidhjen me te pershtatshme per kerkesat dhe nevojat e shprehura nga cdo klient, nepermjet nje sherbimi te standartizuar.

Detyra dhe Pergjegjesi:
  • Te komunikoje dhe sherbeje cdo klienti sipas standarteve te orjetuara nga kompania.
  • Te realizoje objektivin mujor individual te shitjeve duke arritur ne menyre te vazhdueshme objektivat ditore/ javore.
  • Pergjegjesia per mirembajtjen, organizimin dhe pozicionimin e produkteve ne sektorin e tij.
  • Ndjekja dhe zbatimi i udhezimeve te shitjes ne sektorin e tij/saj.
  • Menaxhimi i ankesave dhe komenteve te klienteve sipas standarteve te kompanisë
  • Njohje dhe monitorim shume te mire te stokut te produkteve te sektorit te tij.
  • Organizimi dhe propozimi i porosive te produkteve nen pergjegjesin e tij.
  • Realizimi i inventareve per sektorin e tij dhe raportimi i rezultateve.
Kerkesat:
  • Eksperiencat: Kandidatet duhet te kenë 5 vjet eksperiencë në shitje në një kompani ndërkombëtare ose lokale të prodhimit ose tregtimit te bojrave.
  • Edukimi: Diplome e Shkolles se Mesme, (Diploma Universitare perben avantazh)
  • Njohuri të mire mbi tregun dhe praktikave te bojrave.
  • I afte per te punuar ne grup dhe nen presion.
  • Njohuri te mira te gjuhes angleze.
  • Te pelqeje punen me marredhenien me klientin dhe te jete Energjik.
Kushtet e punes: Teoren Shpk ofron nje pakete benefitesh terheqese, duke perfshire nje page te drejte te bazuar ne merita dhe vleresimin e performances (Key Performance Indicator KPI).
Per pozicion e M.Shitjeve ofrohen page konkuruese dhe nxites atraktiv per arritjen e objektivit mujor.
Trajnime periodike te certifikuara mbi shitjet,marredhenien me klientin dhe per produktet brenda dhe jashte shqiperie.

Menyra e aplikimit: Kandidatet mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen contact@teoren.al

Afati i dorëzimit per Kandidatet: 10.12.2018

*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.



[video=youtube;MQH--syb9Y0]https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=MQH--syb9Y0[/video]
 


Apply WhatsApp
Back
Top