• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitjesh (Tiranë dhe Juglindje)

EPPC Albania kërkon një Agjent Shitjesh (për tregun e Tiranës dhe Juglindjes) për klientin e saj, i cili operon në sektorin e distribucionit & retail-it.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Viziton pikat e shitjes të zonës që mbulon sipas programit ditor;
  • Prezanton në menyrë profesionale markat që kompania tregton;
  • Merr porositë, analizon nevojat e klientëve dhe bashkëpunon me ta për zgjidhjen e nevojave të tyre;
  • Mirëmban klientët ekzistues dhe është në mënyrë të vazhdueshme në kërkim të klientëve të rinj;
  • Analizon çmimet e konkurrentëve në treg;
  • Përgatit planin ditor dhe raporton tek supervizori i tij;
  • Përgatit analiza mujore për shitjet mujore duke u bazuar në target-in e tij.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Të ketë arsim të mesëm (diploma universitare përbën avantazh);
  • Eksperiencë të ngjashme pune së paku 2 vite;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të njohë zonën e Juglindjes (kryesisht Elbasan, Korçë);
  • Të posedojë leje drejtimi dhe të ketë disponibilitet për të udhëtuar;
  • Të ketë njohuri të mira të programit Office

Të dhënat:

Pozicioni: Agjent Shitjesh për Tiranën dhe Juglindjen;
Orari: Nga e Hëna - Shtunë;
Raporton tek: Menaxheri i shitjeve;
Pagesa: Shumë e mirë (fikse + bonuse+makinë);
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 07.12.2018.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top