• Tirane, ofroj vend pune Shofer (Senior), Pergjegjes i Njesise se Transportit

Kualifikimi i kerkuar:

  1. Shofer per Drejtuesit e Bankes dhe/ose anetareve te Bordit
  2. Te koordinoje transportin e punonjesve dhe materialeve ne destinacionet e kerkuara.
  3. Te ndjeke skedulin per mirembajtjen e automjeteve dhe ndrjeken e duhur per plotesimin e dokumentacionit sipas kerkesave te ligjit.

Detyrat Kryesore dhe Pergjegjesite:

  1. Ka vartesi direkte nga Pergjegjesi i Sektorit te Administrates, dhe pergjigjet perpara tij, per realizimin e detyrave funksionale te Njesise dhe detyrave te tjera te ngarkuara nga ai.
  2. Organizon punen per zbatimin e rregullave te administrimit te Parkut te Automjeteve dhe punen per sigurimin e gatishmerise teknike te mjeteve, te Drejtorise se Pergjithshme te Bankes.
  3. Organizon, drejton, ndjek dhe kontrollon zbatimin e mirembajtjes periodikedhe sherbimeve te nevojshme te flotes per te siguruar sigurine e stafit ne udhetim.
  4. Monitoron dhe siguron shperndarjen dhe perdorimin korrekt per cdo makine, pergjate jetes se tyre.
  5. Mban te dhena te perditesuara per cdo makine te Bankes ne perdorim.
  6. Ndjek dhe pergjigjet per pajisjen periodike te mjeteve te transportit me dokumentacionin e nevojshem per qarkullimin e tyre konform legjislacionit ne fuqi.
  7. Ndjek zbatimin dhe realizimin e kontratave te mirembajtjes dhe sherbimeve te ndryshme per automjetet , per aktivitetin e te cilave eshte pergjegjes.
  8. Kerkon raportim periodik nga shoferi i Bankes mbi gjendje fizike te cdo makine per te identifikuar nderhyrjet e nevojshme.
Afati i fundit për pranimin e aplikimeve: 27 Nentor 2018.
Vetem kandidatet qe plotesojne kushtet do te kontaktohen.
Të interesuarit të aplikojne ne faqen zyrtare te Internetit te Bankes Societe Generale Albania: www.societegenerale.al
ose te aksesojne linkun https://www.societegenerale.al/al/k...r-senior-pergjegjes-i-njesise-se-transportit/
 


Apply
Back
Top