• Shkoder, Mundesi punesimi Ekonomist / financiere - part time

Mundesi punesimi Ekonomist/ financiere- part time

Mandarina Project eshte nje OJF qe ka dhene kontributin e saj nder vite si ne nivel lokal ne territorin e Shkodres, ashtu edhe ne nivel kombetar e nderkombetar me projekte te shumta kreative, gjitheperfshirese, argetuese e sensibilizuese ne fusha te ndryshme.
Ne kuadër të zhvillimit te turizimit ne rajonin e Shkodres, organizata Mandarina Project sjell nje projekt te ri i cili mbeshtetet nga Bashkia Shkoder, ne kuader te ReLOaD, nje program rajonal që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor. ReLOaD ka si qëllim të përgjithshëm që të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor. Synimi eshte te fuqizoje shoqërine civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe te kontribuoje dhe te mundësoje një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile.

Ofrojme nje mundesi punesimi per sherbimin: Ekonomiste/Financiere- part-time
(50 % te kohes)


Departamenti:
Retail – Shitje me pakice dhe shumice.
Vendodhja: Shkoder
Kandidati/ja duhet te plotesoje keto kritere:

1-Te kete mbaruar Arsimin e larte ne degen e Ekonomikut.
2-Te kete njohuri shume te mira mbi programin Financa 5 ose Alfa.
3-Te kete eksperienca te ngjashme per mbi tre vjet ne kontabilitet;
4- Te jete i/e afte te manaxhoje problematikat e ndryshme te shitjeve reale si dhe atyre on-line, te regjistroje e c’regjistroje magazinen, te beje veprimet e tjera kontabel me shtetin dhe me furnitoret apo klientet e ndryshem etj
5-Aftesi shume te mira ne komunikim dhe pune ne grup;

Kandidatet e interesuar jane te lutur te dergojne CV e tyre me foto dhe me referenca perkatese, pra kontakt te sakte te punedhenesve te meparshem,
si dhe Leter Motivimi ne adresen elektronike: info@mandarinaproject.al

Aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen per nje interviste pune te drejtperdrejte.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi I Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Ju faleminderit
 


Apply
Back
Top