• Tirane, ofroj vend pune Marketing and Office Assistant

EPPC Albania kërkon një Marketing and Office Assistant, për klientin e saj, kompani lider në botë në prodhimin e materialeve të ndërtimit.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Bashkëpunon me manaxherin e marketingut dhe zbaton strategjitë e miratuara të marketingut me qëllim rritjen e vizibilitetit të markës dhe shitjet;
  • Mirëmban dhe përditëson faqen Web me eventet dhe produktet e kompanisë, si dhe propozon kanale te tjera te komunikimit digital per rritjen e vizibilitetit te brandit dhe produkteve;
  • Kryen aktivitete ne terren si mbledhjen e te dhenave te tregut, çmimet e konkurences, produktet konkuruese ne treg duke raportuar tek manaxheri i shitjeve dhe manaxheri i produktit;
  • Komunikon dhe mirëmban marrëdhëniet me palët e treta;
  • Siguron që të gjitha produktet e importuara dhe produkti lokal të kenë materiale relevante të marketingut për qëllime shitjeje; si dhe perpilim, disenjim dhe printim ne bashkepunim me Manaxherin e Produkteve dhe Managementin e kompniase te te gjithe posterave, leaflets, brochura etc sipas planit te komunikimit te miratuar
  • Kujdeset për zhvillimin e imazhit të kompanisë;
  • Monitoron dhe ekzekutomin brandimin e pikave te shitjes sipas strategjise se brandit dhe kompanise
  • Asistoje manaxherin e zyres per hedhjen e cmimevet te produkteve ne sistem
  • Asiston në të tjera detyra administrative sipas nevojave të punës.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare në Marketing/Administrim Biznesi apo profile të ngjashme;
  • Eksperiencë në pozicione të ngjashme jo më pak se 3 vjet (e preferueshme në kompani ndërkombëtare);
  • Të ketë njohuri në mjetet Marketing, analizë produkti dhe dizajn;
  • Të marrë pjesë në gjenerimin e ideve lidhur me fushatat e marketingut;
  • Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën Angleze dhe MS Office;
  • Të jetë person i organizuar, kreativ, i komunikueshëm, me iniciativë dhe i apasionuar pas marketingut.

Të dhënat:

Pozicioni: Marketing and Office Assistant;
Vendndodhja: Tiranë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 26.11.2018

Si të aplikoni :

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: [B]recruitments[/B][B]@[/B][B]epp[/B][B]c.[/B][B]a[/B][B]l[/B]

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top