• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Zone për Key Account

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:


Menaxher Zone për Key Account

Përgjegjësia e këtij pozicioni është të zbatojë strategjitë komerciale dhe të monitorojë aktivitetet kryesore të Key Account për zonën gjeografike të caktuar në mënyrë që të arrihen planet e shitjes në përputhje me objektivat e Kompanisë. Të jap vlera dhe rrisë volume për CCBS dhe klientët duke drejtuar dhe zhvilluar çdo ditë grupin e tij/saj të shitjeve.

Detyrat kryesore:

· Përgjegjës për menaxhimin e grupit të tij/saj të ekzekutiv shitjesh.
· Përcakton objektivat vjetore, tremujore dhe mujore për çdo pjestar të grupit dhe monitoron arritjen e këtyre objektivave.
· Krijon plane ditore të vizitave për grupin duke siguruar mbulimin me shitje të zonës së caktuar.
· Siguron që ekzekutivet e shitjeve e njohin zonën, pikat e shitjeve dhe objektivat e tyre.
· Siguron që të gjithë pjestarët e grupit azhornojnë vazhdimisht sistemet e tyre tablet me të gjitha të dhënat relevante komerciale.
· Zhvillon dhe mirëmban marrëdhënie të forta me Klientët Key Account.
· Siguron shpërndarjen e asortimenteve/produkteve të portofolit të CCBS tek të gjithë klientët Key Account të mundshëm të zonës.
· Siguron që klienteve Key Account në zonën e caktuar u janë ofruar shërbimet më të mirë nga forca e shitjes.

Aftësitë dhe kërkesat:


  • Diplomë Universitare (përbën avantazh në një nga deget e Fakultetit Ekonomik).
  • Min 3 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
  • Të ketë aftësi të mira drejtuese, udhëheqëse dhe motivuese.
  • Aftësi analitike dhe koordinuese.
  • Njohuri të gjuhës Angleze ose Italiane.
  • Njohuri të programeve MSOffice, me përparësi Excel.
  • Leje drejtimi automjeti.
  • Të banojë në Tiranë.



Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: hr@cocacola.al, brënda datës 30 Nëntor 2018.
 


Apply WhatsApp
Back
Top