• Tirane, ofroj vend pune Reklamues Produkti

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

REKLAMUES PRODUKTI

Kandidatët duhet të jenë të aftë të punojnë në grup, të jenë me vetebesim dhe karizëm, të gatshëm për të udhëtuar. Promovimi i produkteve do të bëhet ballë për ballë me konsumatorin, prandaj pritet që ai/ajo të jenë një imazh i shkëlqyer i kompanisë sonë në treg.
Në mënyrë më specifike:

Pergjegjesite kryesore:


  • Implementon vlerat e brand-it gjatë ekzekutimit të “Sampling”,
  • Përçon tek konsumatori mesazhin e Brand-it për të cilin po zhvillohet “Sampling”,
  • T’u japi përgjigje të gjithe pyetjeve të cilat mund të vijnë nga konsumatorët gjatë “Sampling”,
  • Të mbledhi informacione dhe të jetë i/e aftë t’i tejçojnë tek eprorët e tyre,
  • Të hedhin ide dhe sugjerime të mëtejshme për mënyra të reja se si mund të përmirësohet “Sampling”,
  • Të përshtaten ndaj situatave të reja të cilat mund të lindin gjatë ekzekutimit të “Sampling”,
  • Të jenë të gatshëm për të bashkëpunuar me anëtaret e tjerë të grupit dhe eprorin përkates,
  • Zbatimi me përpikmëri i detyrave ditore të përcaktuara nga eprorët,
  • Mbajtja e një qëndrimi të denjë gjatë ekzekutimit të “Sampling” në terren,
  • Ekzekutimi i detyrave me energji dhe pozitivitet,

Aftesite dhe kualifikimet:

  • Minimun 6 muaj eksperiencë pune (jo e detyrueshme)
  • Te ketë personalitet miqësor dhe të shoqërueshëm.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bindëse.
  • Të jetë i/e shkathte dhe korrekt në orarin dhe vendin e përcaktuar.
  • Të jetë negocaitor i/e mirë.
  • Të ketë patentë të klasit B.


Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresën: hr@cocacola.al, të datës 25 Nëntor 2018.


Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta
 


Apply WhatsApp
Back
Top