• Tirane, ofroj vend pune Recepsionist

NJOFTIM PUNE
Profili i kompanise: Balkan Finance Investment Group eshte nje nder grupet private investuese me te medha ne Shqiperi dhe rajon, i pranishem me aktivitete per zhvillimin e pasurive te paluajtshme, shitjet me pakice, ofrimin e sherbimeve dhe manaxhimin e hapesirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi per konsumatoret.
Kidzone shpk eshte pjese e Balfin Group i specializuar ne shitje me pakice ku tregton ne ambientet e tij artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesore te shumellojshem per shtepine tuaj.

Pozicioni: Recepsioniste (KidZone & Fashion Group)
Departmenti: Burime Njerezore
Vendodhja: Tirane

Permbledhja e Pozicionit:
Pergjegjes per trajtimin e detyrave te pritjes dhe administrimit te zyrave qendrore, duke perfshire pershendetjen e mysafireve, duke iu pergjigjur telefonave, duke trajtuar kerkesat e kompanise dhe duke renditur dhe shperndare posten. Gjithashtu planifikon takime dhe udhetime per drejtuesit.

Detyra dhe Pergjegjesi:

• U pergjigjet telefonatave dhe/ose transferon thirrjet ne menyre te sjellshme dhe ne kohe.
• Drejton thirrjet tek personeli i duhur per asistence.
• Perdor gjykimin dhe njohurite e organizimit / politikat e departamentit, procedurat dhe veprimet per te permbushur detyrat ditore.
• Siguron mjetet e nevojshme per takime, mbledhje dhe konferenca.
• Shtyp letra, memorandume, formulare dhe etiketa sipas formateve te caktuara dhe porosive.
• Miremban dhe menaxhon Listeprezencat e rrjetit sipas procedures ne fuqi.
• Raporton ne menyre periodike mujore ne lidhje me zbatimin e kesaj procedure.
• Menaxhon procesin e porosive kancelarike te rrjetit duke filluar nga mbledhja e nevojave, kryerja e porosise dhe shperndarja e tyre.

• Raporton ne lidhje me shpenzimet mujore kancelarike tek strukturat perkatese.
• Miremban dhe menaxhon Protokollin sipas procedures ne fuqi.
• Menaxhon arkiven elektronike dhe ate hard copy sipas procedures ne fuqi.
• Mban mardhenie me operatorin e telefonise celulare ne lidhje me cdo nevoje te kompanise qe duhet ti drejtohet ketij te fundit.
• Kontrollon dhe raporton shpenzimet mujore te telefonise ne lidhje me limitet respektive.
• Njofton punonjesit individualisht ne lidhje me cdo kalim limiti apo ndryshim te mundshem.
• Korrigjon dhe redakton dokumente ose materiale, duke bere korrigjime dhe rishikime te nevojshme per te siguruar saktesi, perputhshmeri, qartesi te drejtshkrimit perkates, gramatikes dhe pikesimit si ne gjuhen angleze edhe ne ate greke.

Kerkesat:
a. Edukimi: Arsim i Larte

b. Eksperiencat e punes:
- Te pakten 1 vit pervoje pune ne kete pozicion

c. Kualifikime te tjera:
- Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe shkrimi ne gjuhen angleze.
- Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe shkrimi ne gjuhen greke.
Aftesi te tjera:
- Aftesi te shkelqyera komunikimi;
- Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;
- Aftesi kompjuterike duke perfshire paketen MS Office ose te ngjashme
- Aftesi ne perdorimin e internetit duke perfshire e-mailet, mesazhet ne grup dhe koleksionimin e te dhenave
- Aftesi te punoje me numra dhe literature
Menyra e aplikimit*:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem te dergoni aplikimin tuaj sipas kerkeses para dates: 30.11.2018 ne adresen elektronike hr@jumbo.al
 


Apply
Back
Top